Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Edhe vajzat beqare vendosin unazë në gisht! Mësoni më shumë mbi trendin e ri…

July 21
17:28 2016

...

Një nga detajet më të rëndësishme të martesës është unaza që mashkulli i dhuron femrës në ceremoninë e dasmës. Diskutohet shumë gjatë mbi unazën e martesës dhe çdo femër parapëlqen që të ketë një unazë origjinale dhe ndryshe nga vajzat e tjera.

Por një trend i ri duket se po vjen dhe ka nisur nga disa vajza beqare, të cilat kanë marrë iniciativën të krijojnë një kulturë të re, duke vendosur unaza në gishtin e vogël të dorës për të treguar se ato janë të dashuruara me veten, edhe pse janë beqare.

Unazat që përdoren për këtë rast, janë ekzaktësisht të njëjta me ato unaza që vajzat mbajnë kur martohen. Rregulli është se nëse dëshironi të mbani një unazë në gishtin e vogël dhe të bëheni pjesë e grupit të atyre vajzave që dashurojnë veten duhet t’ia blini vetes dhuratë unazën dhe jo t’jua blejnë persona të tjerë.

Edhe kompanitë e unazave janë duke investuar seriozisht në këtë ide pasi po prodhojnë unaza me madhësinë e gishtit të vogël nën sloganin “Duaj veten!”

Komento
Shperndaje