Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

E frikshme! Gjysma e çifteve japoneze nuk kryejnë marrëdhënie seksuale për këtë arsye

E frikshme! Gjysma e çifteve japoneze nuk kryejnë marrëdhënie seksuale për këtë arsye
February 16
10:52 2017

Një studim i ri ka dhënë disa konkluzione të frikshme lidhur me seksin në Japoni. Sipas tij, rreth gjysma e çifteve të këtij vendi qëndrojnë në martesa pa kryer marrëdhënie seksuale. 47.2% që ka rezultuar nga ky studim është një shifër shumë e frikshme dhe që pritet të ndikojë menjëherë në uljen e lindshmërisë së popullit japonez.

Por doni të dini arsyen kryesore se pse ka ndodhur kështu? Puna dhe lodhja! Është e frikshme që meshkujt japonezë kanë dhënë shpjegime se ata nuk i shohin gratë e tyre si partnere me të cilat mund të kryejnë marrëdhënie sepse lodhja gjatë ditës është e tejskajshme dhe është e pamundur që të mendosh për këtë.

“Më shumë e ndiej gruan si një person të familjes, një motër, që e kam pasur gjithnjë me vete dhe realisht e dua shumë, por nuk mundem të kem asnjë fantazi seksuale me të sepse jemi aq të lodhur kur kthehemi në mbrëmje nga puna sa vetëm një dush na mjafton për një gjumë të mirë”,  – ka thënë njëri prej pjesëmarrësve në këtë studim.

Studiuesit kanë ngritur alarm për këto rezultate, të cilat sipas tyre do të kontribuojnë në jetën aspak të mirë të këtyre çifteve dhe humbjen e motivit të jetës, çka do të rrisë vetëvrasjet dhe uljen prej 60 milionë njerëzish në popullsinë japoneze. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje