Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Djali vendos të eksperimentojë me make up-in, reagimi i babait të tij do t’ju lërë pa fjalë!

June 30
15:49 2016

Bëhuni gati sepse do të shikoni një gjest të pazakontë të mbështetjes prindërore. Spencer Claus është një djalë i ri nga Arizona e SHBA-së dhe shumë shpejt do të kthehet në një nga figurat më të njohura të make up-it, kjo sepse videot dhe këshillat e tij të make up-it kanë me miliona ndjekës të cilët shtohen çdo ditë e më shumë.

Ndryshe nga artistët e tjerë meshkuj të make up-it, Claus ka vendosur të krijojë make up-in në fytyrën e tij. Duke qenë se fama e tij po merret shumë seriozisht, djali ka menduar se ka ardhur momenti ta tregojë pasionin e tij, që do ta kthejë në biznes, te prindërit.

Reagimi i babait të tij ka qenë krejt ndryshe nga ç’mund të mendoni. Ai jo vetëm që nuk është treguar skeptik për pasionin e të birit, por ka vendosur të krijojë edhe ai disa modele make up-i duke i publikuar më pas në rrjete sociale për të treguar se e mbështet dëshirën e Claus-it.

Shperndaje