Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Djali që udhëton botën gjen mënyrën më origjinale për të mos shqetësuar mamanë

Djali që udhëton botën gjen mënyrën më origjinale për të mos shqetësuar mamanë
June 02
16:22 2016

...

...
Picture 1 of 5

Atëherë ju vendosni të shikoni botën dhe duhet t’i jepni llogari mamasë tuaj për çdo gjë? Kjo nuk është diçka e rrallë për t’u dëgjuar, por e rrallë është pikërisht zgjidhja që Jonathan Quinonez ka gjetur për të bërë të mundur që edhe të udhëtojë, edhe të qetësojë mamanë e tij të shqetësuar.

Jonathan është një model 27-vjeçar, i cili është me origjinë nga Meksika dhe tani jeton në Belgjikë. Pak ditë më parë, ai vendosi të largohet nga puna dhe të fillojë një udhëtim rreth botës. Mamaja e tij nuk ishte aspak dakord sepse mendonte se kjo është një iniciativë e rrezikshme që i kalon kufijtë e aventurës. Nisur nga ky shqetësim, sidomos edhe për faktin se 27-vjeçari mund të mos ishte gjithnjë i disponueshëm në telefon, vendosi të hapte një llogari në Instagram me emrin “momimfine” (mami, jam mirë). Kudo që shkon, Jonathan poston foto në këtë llogari dhe gjithashtu i shkruan mamasë së tij me anë të pankartave apo mjeteve rrethanore: “Mami, jam mirë”.

Për këtë arsye, llogaria e tij në Instagram është bërë shumë e famshme dhe të gjithë e kanë përgëzuar për idenë e tij origjinale për të mos shqetësuar mamanë. Tanimë hashtag-u #momimfine është përhapur edhe te persona të tjerë të cilët po argëtohen njësoj si Jonathan.

 

Komento
Shperndaje