Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Diktatori i Koresë së Veriut ka shpallur hapjen e konkursit më të pazakontë në botë

Diktatori i Koresë së Veriut ka shpallur hapjen e konkursit më të pazakontë në botë
May 23
15:21 2016

Kim Joung, lideri i Koresë së Veriut, ka hapur një konkurs në të cilin mund të marrin pjesë vetëm 30 djem të diplomuar nga Universiteti Pyongyans, të cilët duhet të jenë të pashëm, burra të vërtetë, të kenë kontribuar në ushtrinë e Koresë së Veriut dhe të jenë të gjatë. Të gjitha këto kritere duhen për të qenë burri i ardhshëm i motrës së diktatorit korean.

Motra e Kim Joung konsiderohet si femra më e fuqishme në Korenë Veriore dhe është kandiduar për drejtuese të Këshillit Qendror, edhe pse është vetëm 29 vjeçe.

Një nga studentët që ka kryer shkollën bashkë me motrën e liderit korean ka treguar se në shkollën ku ai studionte, askush nuk kishte leje t’i fliste apo të qëndronte me të, përveç studentëve të klasës së saj.

Interesant është fakti se këtë “garë”, Kim Joung e kishte shpallur edhe në 2012, por asnjëri prej kandidatëve nuk iu duk në lartësinë e duhur sa për t’u martuar me të motrën.

 

Komento
Shperndaje