Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Dhuna ekstreme, alarmi i psikologëve: Po shkatërrojnë shëndetin mendor të minorenëve!

Dhuna ekstreme, alarmi i psikologëve: Po shkatërrojnë shëndetin mendor të minorenëve!
September 21
15:09 2016

Dhuna ekstreme që po shfaqet mes të rinjve në shkolla është produkt i mungesës së komunikimit në familje dhe këshillimit psikologjik nëpër shkolla. Psikologët e qendrave komunitare të shëndetit mendor japin alarmin se psikika e adoleshentëve po ushqehet çdo ditë virtualisht me dhunë të formave të ndryshme, ndërkohë që media po i amplifikon ato duke publikuar dhe komentuar detajet e tyre.

Ngjarjet e dhunshme të shënuara ditët e fundit mes nxënësve të shkollave nxjerrin në pah krizën e komunikimit të adoleshentëve në familje dhe atë të besimit te strukturat e këshillimit psikologjik nëpër shkolla. Psikologët e Qendrës Komunitare të Shëndetit Mendor Nr. 3, të cilët po përballen shpesh me problemet e këtyre të fundit referuar nga prindër të shqetësuar, thonë se edhe pse ngjarje të tilla shtohen, prindërit injorojnë qasjen e diskutimit të tyre në familje. Por kur familja dështon, situata nuk bëhet premtuese as në shkolla. Nga mosprezenca e përditshme e psikologut për shkak të ngarkesës në mbulim nuk arrihen të identifikon problemet. E ndërsa e gjithë media, rrjetet sociale, kinematografia, aplikacionet etj., kanë çdo ditë në qendër dhunën si fjalë kryesore, psikologët thonë se ushqimi për psikikën e adoleshentëve sot është toksik.

Psikologët këshillojnë administratorët e faqeve online të paralajmërojnë të rriturit për përmbajtjen e tyre ndërsa autoriteteve futjen e filtrave bllokues./Blitz.al/

Shperndaje