Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Çifti gay: Po rrisim dy djem që ta duan femrën!

Çifti gay: Po rrisim dy djem që ta duan femrën!
March 31
14:34 2016

Fjala ‘mama’ nuk është një fjalë që ne mund ta demostrojmë fizikisht në shtëpinë tonë, kjo sepse familja jonë nuk ka pamjen që zakonisht jemi mësuar. Në jemi dy meshkuj, një i bardhe dhe një me ngjyrë, që duhemi shumë dhe po rrisim dy djemtë tanë të vegjël. Fjala ‘mama’ është kudo, sigurisht. Djemtë tanë, kur ishin edhe më të vegjël, eksperimentonin me këtë fjalë, luanin dhe e shkruanin vazhdimisht. Ne nuk i ndalonim asnjëherë.

Nuk ndihemi as të rrezikuar dhe aq keq kur djemtë tanë duan të thonë fjalën ‘mama’. As unë dhe as burri im, nuk mund ta përjashtojmë faktin dhe absolutisht ta mohojmë personin që të sjell në jetë, që është një grua, një mama. Ne e duam shumë historinë e Athinës që i dha jetë Zeusit si dhe mamatë tona që na dhanë jetë.

Por, vetëm sepse nuk ka femra të jetojnë në familjen tonë, nuk do të thotë që ne nuk i mësojmë djemve tanë të kenë ndjeshmëri ndaj tyre dhe ndaj fjalës ‘mama’. Kur djali jonë i madh ishte vetëm 2 vjeç, teksa bënim xhiron e mëngjesit, vuri re një skenë ku një grua po ngiste kamionin. Menjëherë u kthye nga unë dhe tha: “Një femër nuk mund ta bëjë këtë!” U tmerrova sesi aq i vogël dhe e lidhi seksin femër me dobësinë fizike, ndaj dhe ju ktheva me një ton zëri më të lartë se zakonisht: “Patjetër që munden!”

Që prej këtij momenti, si dy baballarë vendosim të kishim më shumë prezencë femërore në shtëpinë tonë, kështu dhe djemtë tanë do të kishin vlerësim dhe respekt të merituar ndaj saj. Gjithmonë thuhet se baballarët që kanë vajza, janë më të prirur të rrisin djem me prirje feministe por unë dhe burri im duam ta thyejmë këtë stereotip të vendosur nga shoqëria dhe ti edukojmë djemtë tanë me xhenitlesë ndaj femrës dhe patjetër me dashuri ndaj saj.

Duke u nisur nga dëshira që djemtë e mi të kensë ndjeshmëri ndaj femrës, doja të hyja thellë në koshiencën e tyre. Doja që ata të mendonin për femrën si një femër delikate por të fortë, njësoj sikurse të ishte gjysma e tyre. Por gjithësesi mendova se kaq nuk mjaftonte. A nuk duhet të dinin djemtë e mi gjithashtu sesi të vlerësonin bukurinë femërore? Nuk doja ti thoja se Elsa e filmit vizatimor Frozen është e bukur, sepse nuk doja që ta lidhnin bukurinë vetëm me flokët bionde, sytë bojqielli apo fustanet. Kështuqë nisa ti flisja për femrën në përgjithësi, për femrën që lind fëmijët dhe sesa i bukur është në vetvete ky mision. Doja që ata të kuptonin se mamaja që i lindi ishte femër e bukur, sepse vetëm kështu ata do të njihnin konceptin e bukurisë e mbase prej kësaj do dinin të vlerësonin edhe bukurinë e tyre si meshkuj.

Prindërimi ka qënë dhurata më e madhe që më ka bërë Zoti. Është dhuratë dyfish, që mundem ta ndaj këtë bekim me burrin tim. Fillimisht mendoja se kur të adoptonim fëmijët do të kishim një ndjesi urryese mes nesh dhe mamave biologjike të femijëve tanë, por në fakt jo. Dashuria është një gjë e madhe. Unë e them me sinqeritetin më të plotë, unë i dua mamatë e djemve të mi. Si mundem të mos i dua? Këto femra më dhanë botën. Ju mund ta quani zemërmadhësi, ose dashuri. Unë do ta quaja bukuri. Unë e ndjej dhe do ja përsëris fëmijëve të mi gjithë jetën: Mamatë tuaja janë të bukura! Sepse kur ata ta besojnë sesa të bukura janë mamatë e tyre dhe gjithcka që fjala bukuri nënkupton duke patur parasysh ato, atëherë kam shpresa që ata do kërkojnë të bukurën tek çdo femër atje jashtë.

(Autori: Rumaan Alam)

Etiketimet
Shperndaje