Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Blerjet online, Posta Shqiptare refuzon të përgjigjet. Ja ç’mendojnë konsumatorët

Blerjet online, Posta Shqiptare refuzon të përgjigjet. Ja ç’mendojnë konsumatorët
September 04
11:08 2016

Vendimi i miratuar nga Këshilli i Ministrave me kërkesë të ministrisë së Financave, për uljen e kufirit të pataksueshëm në 22 euro për blerjet online, nuk është pritur mirë nga qytetarët shqiptarë! Prej fillimit të muajit Gusht, blerjet online nisën të kufizohen për shkak të taksës prej 22.4% që qeveria vendosi për blerjet me vlerë mbi 22 euro.

Ky ndryshim ligjor ka irrituar konsumatorët shqiptarë, të cilët jo vetëm që kishin gjetur balancën mes çmimit dhe cilësisë tek blerjet online, por veç taksës u duhej që të përballeshin me një proces zhdoganimi torturues. Fatmirësisht, pak ditë më parë, Posta Shqiptare informoi nisjen e procedurave të reja lehtësuese duke mundësuar kryerjen e plotësimit të deklaratës së thjeshtuar doganore dhe arkëtimit të detyrimit doganor për blerjet online.

Për të mësuar më tepër se ç’mendojnë punonjësit e postave që operojnë në Shqipëri, por edhe konsumatorët shqiptarë të prekur nga vendimi i qeverisë për taksimin e blerjeve online, Blitz.al iu drejtua Zyrës Postare 5/1.

Por ishte e pamundur nga ana jonë të merrnim prononcime nga punonjësit e postës për shkak se sipas drejtoreshës së asaj zyre postare, duhej siguruar paraprakisht autorizimi i dhënë nga Drejtori i Përgjithshëm i Postës Shqiptare, Z. Majlind Lazimi.

Ne insistuam duke kërkuar numrin e kontaktit të drejtorit, por përgjigja që morëm nga drejtoresha përgjegjëse e Zyrës Postare 5/1 ishte tejet harbute: “Kërkojani drejtorit tuaj të gjejë numrin e kontaktit. Unë disponoj vetëm numrin e tij personal.”

U detyruam të largoheshim mjaftueshëm nga ambienti i postës, e sikur të mos mjaftonte kjo, na u rezervua një surprizë e bukur nga lart… një qese ujë për shpëlarje, si për të na thënë se gjendeshim pa ftesë aty në atë çast.

Në pamundësi të një komunikimi me punonjëset, Blitz.al iu drejtua me disa pyetje të shkurtra qytetarëve të ndryshëm në Tiranë, për të mësuar nga ata se çfarë mendojnë për këtë vendim të qeverisë dhe a kanë kryer blerje online gjatë muajit Gusht. Ja si u përgjigjen ata… /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje