Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Arrestohet mamaja pasi i jep kokainë vajzës 4 muajshe

Arrestohet mamaja pasi i jep kokainë vajzës 4 muajshe
June 29
12:15 2016

Një çift i njohur në botën e televizionit në Angli është arrestuar pasi është gjetur në analizat e foshnjës 4 muajsh prezencë të një doze kokaine. Kjo ka ndodhur sepse e ëma, Krystin Lisaius, 26 vjeçe, i ka dhënë gji fëmijës fill pasi ka konsumuar kokainë me partnerin e saj 42-vjeçar Som Lisaius.

Kanë qenë vetë ata të dy që e kanë dërguar vajzën e vogël në spital pasi reagimi i saj nuk ishte aspak normal ndërkohë që ajo përpiqej ta ushqente me gji. Ajo ka raportuar se fëmijës po i lëviznin sytë me shpejtësi dhe më pas u shfaq shumë më e qetë se zakonisht.

Sipas mjekut që ka ndjekur rastin, prindërit jo vetëm që nuk thanë se kishin konsumuar kokainë më parë, por Krystin vazhdoi ta ushqente fëmijën me gji edhe gjatë qëndrimit në spital kur po merrej gjaku për analiza.

Pas rezultatit të analizave, 26-vjeçarja pranoi se kishte konsumuar kokainë me të shoqin 12 orë para se të ushqente fëmijën ndaj dhe nuk kishte menduar se do të kishte rrezik.

Kanë qenë vetë mjekët të cilët kanë lajmëruar policinë dhe pas ekzaminimeve kanë dalë në përfundimin se prindërit jo vetëm që janë përdorues të kokainës, por kanë pasur edhe më tepër kokainë për ditët në vazhdim në shtëpinë e tyre. Gjykata nuk ka lejuar që çifti të ketë më përgjegjësi kundrejt foshnjës. Nuk dihet ende nëse do të ketë masë për burgim për të dy prindërit, kjo mbetet për t’u vendosur në seancën tjetër.

Komento
Shperndaje