Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ankthi i nënës, paraqiteshin si punonjës socialë dhe donin t’i rrëmbenin fëmijën

Ankthi i nënës, paraqiteshin si punonjës socialë dhe donin t’i rrëmbenin fëmijën
March 28
11:26 2016

Një nënë ka përshkruar momentin tronditës kur një vajzë adoleshente tentoi t’i rrëmbente  fëmijën, duke krijuar një faqe të rreme në Facebook dhe duke iu paraqitur nënës si një punonjëse  sociale. Shantel Ullah zbuloi se si ajo i kishte dorëzuar djalin e saj të porsalindur adoleshentes mashtruese në uniformë, pasi kjo e fundit i kishte thënë se duhej t’i bënte një kontroll shëndetësor, para se ta kuptonte se në të vërtetë kishte diçka që nuk shkonte.

Ajo e rrëmbeu fëmijën dhe më pas lajmëroi shërbimet sociale, që i sugjeruan të telefononte policinë.

 

Vajza dhe bashkëpunëtori i saj dolën në gjyq në Derby  javën e kaluar, ku pranuan komplotin rreth rrëmbimit të  foshnjave. Ata tërhiqnin vëmendjen e nënave nëpërmjet një faqeje në Facebook për rroba për fëmijë me çmime konkurruese. Policia tha se oferta e rrobave ishte një hile për të marrë adresat e nënave dhe detajet e kontaktit.

Nëna për të cilën po flasim përshkroi situatën: “Vajza që më trokiti në derë ishte veshur shumë profesionalisht, pantallona të zeza, taka të larta me një bluzë të zezë dhe kuletë projektuesi. Më tha se duhej të plotësoja një formular kur isha shtatzënë dhe se do ta merrte Dontae-n për gjysmë ore për t’ i bërë një ekzaminim mjekësor. Dukej shumë e re dhe nervoze, por kur bëheni me fëmijë keni lloje të ndryshëm vizitorësh. Ajo e dinte emrin tim të plotë, kështu që dukej e vërtetë. Më pyeti nëse mund ta mbante fëmijën dhe unë e lejova, gjë për të cilën pendohem thellë. Atë moment,  instinktet e mia amësore nuk më lanë ta lejoja të merrte tim bir, plus faktit që ende nuk kisha firmosur diçka. Menjëherë ajo u bë nervoze nga ngurrimi dhe pohoi se ndoshta duhej të linim një takim të dytë. Aty nuhata se diçka nuk shkonte. Fillova të qaja. Shkova në katin e dytë të shtëpisë dhe ia rrëfeva nënës sime”.  Sipas policisë, vajza i kishte thënë të dashurit të saj se ishte 8 muaj shtatzënë dhe për ta dëshmuar këtë i duhej një fëmijë. Dyshja pranoi komplotin dhe do të dënohet më 20 maj, duke i shtuar faktin se ata kishin tentuar të njëjtën situatë të grabitjes së foshnjave edhe në 2 shtëpi në të njëjtin muaj.

Në momentin e arrestimit, vajza rrëfeu se ishte shtatzënë por shumë shpejt u kuptua se ishte thjesht dredhia e zakonshme e saj.

Etiketimet
Shperndaje