Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

15-vjeçarja vret veten pasi shokët i publikuan fotot e dushit në Snapchat

15-vjeçarja vret veten pasi shokët i publikuan fotot e dushit në Snapchat
June 10
18:39 2016

Rrjetet sociale mund të kenë një sërë anësh pozitive, por privatësia nuk është një nga këto.

Tovonna Holton, 15 vjeçe, është gjetur e pajetë në tualetin e shtëpisë së saj, pak ditë pasi shokët e saj e kishin filmuar teksa bënte dush dhe e kishin shpërndarë videon në Snapchat.

Mamaja e saj, e cila gjeti trupin e pajetë, ka treguar për policinë e Florida-s se vajza e saj kishte marrë fshehurazi armën nga çanta e saj dhe më pas ishte mbyllur në tualet, ku dhe kishte qëlluar veten.

“Kur hyra në tualet, e gjeta vendin të mbushur me gjak dhe Tovonna-n të shtrirë në pellg”, – tha për policinë Holton. Ndërkohë, tezja e 15-vjeçares tha për sherifët se kishte kërkuar në rrjetet sociale për arsyen se pse Tovonna ishte në depresion gjatë gjithë kohës dhe kishte zbuluar fotot bashkë me videot nudo të mbesës dhe gjithë të tjerët që flisnin e i ngjisnin epitete nga më të ndryshmet.

Kjo nuk ishte hera e parë që Tovanna përballej me të tillë “bullizëm”, pasi edhe herët e tjera është tallur nga të tjerët për veshjen, ngjyrën, sjelljen dhe të folurën, por ky mesa duket paska qenë fundi i një rruge të gjatë.

Komento
Etiketimet
Shperndaje