Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Skandali në jetimoren në Shkodër, dyshohet se vajzat u abuzuan në ekskursion

Skandali në jetimoren në Shkodër, dyshohet se vajzat u abuzuan në ekskursion
May 19
10:21 2016

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me ngjarjen e rëndë të shënuar në Shkodër, ku flitet për abuzimin e tre vajzave, 6, 8 dhe 11 vjeç. Në rrëfimet e tyre, vajzat kanë pranuar se janë abuzuar seksualisht.

Një ndër dyshimet është se ato janë abuzuar brenda institucionit nga fëmijë të tjerë më të rritur, rezidentë në këtë qendër. Prokuroria e Shkodrës ka nisur hetimin për identifikimin e personave që kanë abuzuar me të miturat. Një tjetër pistë ku po hetohet është abuzimi seksual i tyre jashtë jetimores, ku janë dhunuar fizikisht dhe verbalisht. Dyshohet se abuzimi ka ndodhur gjatë ekskursioneve të organizuara nga Qendra, ku kanë qenë prezentë edhe persona të tjerë. Flitet se një fëmijë është goditur me karrige, ndërsa dyshohet se pas këtij akti fshihen edukatore brenda qendrës.

“Prokuroria e Shkodrës ka krijuar dyshime të arsyeshme se dhuna seksuale ka ardhur për shkak të neglizhencës së personelit të Qendrës Rezidenciale”, thuhej në njoftimin e Prokurorisë së Përgjithshme.

Policia ekzekutoi sot urdhërndalimin për ish-drejtoreshën e Qendrës Rezidenciale për Fëmijë, Shkodër dhe 4 punonjëseve: Albana Llazani , ish-drejtoreshë; Rafaela Camaj , Shpresa Nishani, Najada Rramolli, Violeta Marku, të treja punonjëse të Qendrës.

Fillimi i hetimeve ka nisur pas raportimit të Avokatit të Popullit, se ishte abuzuar me fëmijët e kësaj Qendre. Në reagimin e tij, Ministri i Mirëqenieës Sociale, Blendi Klosi, dënoi  rastin e dhunës fizike dhe seksuale mbi të miturat dhe inkurajoi hetimin e mëtejshëm të Prokurorisë.

Komento
Etiketimet
Shperndaje