Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Si po shkatërrohet rinia e sotme?

Si po shkatërrohet rinia e sotme?
November 24
13:11 2016

Të lindurit në vitet ’80-’90, si dhe ata të viteve 2000, po përballen me sfida të jashtëzakonshme për të ardhmen e tyre, pse jo edhe të tashmen.

Sipas një studimi të Aviva and Future Foundation, të rinjtë sot po e menaxhojnë jetën e tyre siç menaxhon struci inatin, po futin kokën në rërë dhe presin për zgjidhje të problemeve.

Më parë 16-vjeçarët deri te të 30-at ishin të prirur për të shpenzuar para në rininë e tyre e më pas të kursenin, kurse tani të rinjtë përballen me mungesa të theksuara të parasë e nuk e mendojnë veten askund përballë presionit financiar dhe atij social.

“Ankthi, apatia, dhe të jetuarit sot për sot po sjell një pështjellim të jashtëzakonshëm te të rinjtë dhe natyrisht tek e ardhmja e tyre nesër”,- shkruajnë specialistët në këtë studim. /Blitz.al/

(Marrë me shkurtime nga Huffington Post)

Komento
Shperndaje