Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Shqipëria me lindshmërinë më të ulët që nga viti 1990

Shqipëria me lindshmërinë më të ulët që nga viti 1990
November 21
13:44 2016

Vendi ynë po përballet kohët e fundit me një krizë të paparë ndonjëherë për sa i përket numrit tejet të ulët të lindjeve në raport me numrin e popullsisë. Në gjashtëmujorin e parë të këtij viti raportohet se vendi ka pësuar uljen më të madhe të lindjeve që nga viti 1990.

Në vitin 1990, Shqipëria pësoi rënien më të madhe të lindjeve krahasuar me periudhat e mëparshme për shumë arsye, mes të cilave edhe emigracioni masiv pas hapjes së kufijve. Në atë vit lindshmëria ishte 82 mijë bebe.

Në krahasim me vitin 1990, lindshmëria ka pësuar një rënie prej 60% në vitin 2015, ndërkohë që rënia ka vijuar edhe në gjashtëmujorin e parë të këtij viti.

Nëse vijohet me këto ritme do të kemi shumë shpejt një plakje të popullsisë.

(Marrë me shkurtime nga revista “Monitor”)   /Blitz.al/

lindje

Komento
Shperndaje