Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

SHBA, kriza e shëndetit mendor ka përfshirë arsimin e lartë

SHBA, kriza e shëndetit mendor ka përfshirë arsimin e lartë
June 09
13:06 2016

Arsimi i lartë në vetvete është duke përjetuar krizë të shëndetit mendor, referuar studimeve përgjatë viteve në SHBA. Dhjetëra përvoja kolegji tregojnë për dëmtimin e pësuar si pasojë e stresit. Situata është paraqitur aq alarmante sa ka nxitur ndërmarrjen e disa politikave, projekt-ligje që do u vijnë në ndihmë studentëve të kolegjeve publike.

Universiteti i Kalifornisë ka financuar miliona dollarë për tu ardhur në ndihmë studentëve, duke punësuar një numër të madh psikologësh që do u përgjigjen ankesave të tyre.

Pas ngjarjes së rëndë të shënuar në 2007-n, ku një 23-vjeçar vrau 32 njerëz në kampin studentor  e më pas dhe veten, u ndërmorën një sërë masash me në fokus shëndetin mendor. Në një studimi të 2014-s, “American College Health Association” zbuloi se më shumë se 50% e studentëve ishin përfshirë nga stresi përgjatë atij viti. Ndërsa një raport i Universitetit të Pensilvanisë tregon se numri i regjistrimeve në qendrat e këshillimit është rritur më shumë se shtatë herë.

Nga një raport i vrullshëm i këtij viti, u zbulua se vetëm 12% e kolegjeve në SHBA kanë një psikolog ose persona të tjerë të licencuar për tu ardhur në ndihmë studentëve në nevojë. Universitete në Angli dhe vende të tjera janë duke punuar për të përmbushur kërkesat e këshillimit. Në disa shkolla, si për shembull në “Brown University” janë bërë përpjekje për të zgjeruar stafin e këshillimit. Në një konferencë të organizuar së fundmi nga Universiteti i Miçiganit, pedagogë dhe psikologë diskutuan për rritjen e vëmendjes ndaj studentëve në depresion duke shfrytëzuar shërbime që mund të ofrohen edhe në internet, megjithatë kjo nuk do ishte kurrë e mjaftueshme.

Komento
Etiketimet
Shperndaje