Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

VIDEO tronditëse, një nënë me fëmijë në krahë dhunohet në publik

June 07
14:13 2016

Dhuna ndaj grave vijon të mbetet një makth që ato e përjetojnë dhe nuk e shprehin, teksa zgjedhin të nënshtrohen dhe qajnë nën zë.

Video fillimisht e publikuar nga “Oltion Bardhi Photograph” dhe e postuar më pas nga “Lolita” në “Facebook” na risjell një skenë të ngjashme me sa e sa të tjera para saj, por që asnjëherë nuk u gjendet zgjidhja.

Ngjarja ka ndodhur rreth dy orë më parë në qytetin e Vlorës, ku shihet një shtetas teksa godet një grua që mban në krahë një foshnje dhe një tjetër fëmijë i qëndron pranë. Skandali nuk ka ndodhur brenda mureve të një shtëpie, por në publik, rrethuar nga të tjerë njerëz që nuk bëjnë asgjë për të ndalur tërbimin e dhunuesit.

Komento
Etiketimet
Shperndaje