Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Bankat, vendi më i mirë për t’u acaruar

Bankat, vendi më i mirë për t’u acaruar
April 12
10:16 2016

E dini si i kam nervat sot? Kaçurrel. Pse sa herë që vij në bankë, nga tre-katër sportele që janë zakonisht punon vetëm një? Vajta në bankë që në orën 9:00 sot, duhej të mbaroja shpejt sepse në punë nuk do t’ia dijë njeri për justifikimin: isha në bankë! Por punonte vetëm një sportel. Thashë se do të mbaroja shpejt, por nuk ishte e thënë. Radhë e madhe nga njëra anë dhe pak personel në dispozicion nga ana tjetër. Aty te arka, tre vende janë të vendosura në dispozicion të klientit, pyetja është: Pse dy prej tyre ishin bosh? Unë u detyrova të futesha në bankë në orën 9:00 e të dilja në orën 10:00 për një veprim që kur mbërriti momenti të arrija te kasa, zgjati vetëm 5 minuta. Dhe kështu ndodh thuajse gjithmonë. Jo vetëm në këtë bankë, por edhe në të tjera ku kam shkuar. Nëse guxon t’i ankohesh dikujt për këtë gjë, të shohin të gjithë shtrembër dhe me siguri mendojnë: Si bën kjo, sikur ka punë, sikur s’pret dot!

Komento
Shperndaje