Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Projekti “Tap”: 5 minuta pa përdorur telefonin, dhuroni 1 ditë ujë të pastër!

Projekti “Tap”: 5 minuta pa përdorur telefonin, dhuroni 1 ditë ujë të pastër!
March 16
09:15 2016

Më shumë se 650 milionë njerëz në mbarë botën nuk kanë ujë të pastër në vendet ku jetojnë.
Sot keni mundësinë ta ndryshoni këtë, duke kryer një veprim që nuk ju kushton asgjë: mos përdorni telefonin për pak kohë!

Një gjë e tillë mundësohet falë projektit “Tap” të UNICEF-it, që nëpërmjet disa sensorëve në telefonat tuaj monitoron aktivitetin. Për çdo 5 minuta që nuk e përdorni telefonin, organizata do të dhurojë ujë të pastër për 1 ditë në vendet në nevojë. Është shumë e lehtë të bëheni pjesë e projektit “Tap”, i cili zgjat deri në fund të marsit, duke vizituar faqen e tij zyrtare. Për më shumë, ndiqni videon…

Shperndaje