Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Programet për nxitjen e punësimit, 8 prilli – afati i fundit për aplikimet

Programet për nxitjen e punësimit, 8 prilli – afati i fundit për aplikimet
April 05
13:00 2016

Bizneset dhe individët që duan të përfitojnë nga rogrami për Nxitjen e Punësimit kanë afat deri më 8 prill për të aplikuar. Burime zyrtare të Shërbimit Kombëtar të Punësimit bëjnë me dije se janë shtatë programe që subvencionohen me fonde të buxhetit të shtetit.

Për të aplikuar duhet të plotësohen formularët e përcaktuar që mund të tërhiqen pranë zyrave të punës ose mund të shkarkohen nga faqja zyrtare e Shërbimit Kombëtar të Punësimit, shkruan “Monitor”. Në këto programe, prioritet do t’u jepet subjekteve aplikuese që do të punësojnë punëmarrës nga kategori të ndryshme, grupeve të veçanta dhe në vështirësi, si: jetimët, femrat, personat përfitues nga programet e mbështetjes me të ardhura, nga komuniteti rom dhe egjiptian, emigrantët e kthyer me probleme ekonomike, të papunët afatgjatë, personat me aftësi të kufizuara si dhe të rinjtë e sapodiplomuar.

Fondi për këto programe gjatë vitit 2016 është 490 milionë lekë, ndër të cilat 90 milionë lekë do të përdoren për të financuar një pjesë të programeve që nuk janë zbatuar në 2015-n. Vitin e kaluar, kanë përfituar nga këto fonde rreth 5,800 punëkërkues të papunë në rreth 612 subjekte.

Programet që administrohen janë:

-VKM 47, datë 16.01.2008 “Për programin e nxitjes së punësimit nëpërmjet formimit në punë”, i ndryshuar.

-VKM 48, datë 16.01.2008 “Për programin e nxitjes së punësimit të punëkërkuesve të papunë në vështirësi”, i ndryshuar.

-VKM 873, datë 27.12.2006 “Për masën e financimit, kriteret dhe procedurat e zbatimit të programeve të praktikave profesionale për punëkërkuesit e papunë, që kanë mbaruar arsimin e lartë, brenda apo jashtë vendit”, i ndryshuar.

-V.K.M. Nr. 27, datë 11.01.2012, “Për programin e nxitjes së punësimit të femrave nga grupet e veçanta”, i ndryshuar.

-V.K.M. Nr. 199, datë 11.01.2012, “Për masën e financimit, kriteret dhe procedurat e zbatimit të programit të nxitjes së punësimit të punëkërkuesve të papunë të rinj”, i ndryshuar.

-V.K.M Nr. 248, datë 30.04.2014, “Për programin e nxitjes së punësimit të personave me aftësi të kufizuara”, i ndryshuar.

-V.K.M Nr. 64, datë 27.01.2016, “Për programin e nxitjes së punësimit të të rinjve që kanë fituar statusin e jetimit”.

Komento