Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Prindërit e kanë një fëmijë të preferuar, pavarësisht se nuk e thonë

Prindërit e kanë një fëmijë të preferuar, pavarësisht se nuk e thonë
April 08
19:35 2016

Për një kohë të gjatë, prindërit ju kanë thënë një gënjeshtër të bardhë të domosdoshme.

Besojmë se ju ka ndodhur që edhe nëse keni qenë apo jeni fëmija me nota më të mira në shkollë apo fëmija më problematik, prindërit tuaj ju kanë bërë të besoni se ata ju duan njëlloj ty dhe motrat apo vëllezërit. Ju kanë mbajtur leksione të gjata se si fëmijët nuk mund t’i ndash sa i përket dashurisë që ndjen për ta dhe zakonisht bezdisen kur i pyesni se cilin prej jush duan më tepër.

Por ja që shkenca tregon një tjetër histori. Sociologia Katherine Conger, që për një kohë të gjatë ka studiuar marrëdhëniet në familje si dhe sjelljet ndaj motrave dhe vëllezërve, ka dalë në një përfundim që ka shkundur mitin e prindërve se “të gjithë fëmijët duhen njësoj”. Ja pra, sipas këtij shkrimi shkencor, prindërit e kanë një fëmijë të preferuar!

Koger dhe grupi i saj i punës ndoqën nga afër 384 familje që kishin fëmijë me diferencë prej 4 vitesh me njëri-tjetrin. Ky kërkim u publikua në Librin Shkencor të Psikologjisë, ku është raportuar se 75 për qind e baballarëve dhe 70 për qind e nënave kanë treguar vetë se kanë një preferencë midis fëmijëve të tyre.

Prindërit nuk treguan se cilin prej fëmijëve preferonin më shumë, por Koger dhe grupi i saj kishin dëshirë të kuptonin më shumë sesa kaq, ndaj hipoteza e tyre ishte se prindërit jo vetëm që kanë një preferencë, por zakonisht ata ndiejnë më shumë dashuri për fëmijën më të madh, kjo sepse janë gëzimi i parë, përjetojnë prindërimin më shpejt si dhe kanë kaluar më shumë kohë me ta.

Por kjo hipotezë doli krejtësisht e gabuar. Fëmijët e mëdhenj deklaronin se ishin pikërisht ata të preferuarit e prindërve, ndërsa më të vegjlit nën influencën e vetëbesimit të motrave apo vëllezërve të tyre më të mëdhenj kishin tendencën të mendonin se nuk ishin ata të preferuarit e prindërve.

Pasi studiuan rezultatet, grupi i punës kërkimore vuri re gjithashtu se nuk kishte rëndësi sesa diferencë kishin mes tyre, as se çfarë u thoshin prindërit, ata të gjithë mendonin se prindërit kanë një fëmijë të preferuar.

Atëherë kur fëmijët e ndiejnë dhe e dinë se prindërit preferojnë më shumë njërin fëmijë sesa tjetrin, pse prindërit vazhdojnë të gënjejnë? Kjo në fakt është e kuptueshme. Prindërit nuk duan të lëndojnë dhe as ulin vetëvlerësimin e asnjërit prej fëmijëve të tyre.

Midis motrave dhe vëllezërve ekziston në fakt një kompeticion i nënzëshëm për të zënë vendin e parë për sa i përket të preferuarit të prindërve, mirëpo gjëja e mirë gjithsesi mbetet fakti që këta fëmijë janë të bekuar të kenë njëri-tjetrit. Sipas psikologëve, të qenit disa fëmijë në një shtëpi, ndihmon në rritjen e inteligjencës së fëmijëve, i bën ata të kenë raporte të qëndrueshme që përfundojnë në martesë në të ardhmen, si dhe janë mbështetësit më të mëdhenj të njëri-tjetrit.

Ka edhe një sekret të vogël për të gjithë ju fëmijë që e dini që prindërit mund të kenë një preferencë të vogël, por nuk e tregojnë. As ju mos i tregoni preferencat tuaja kur ju pyesin nëse doni më shumë mamin apo babin.

Në fakt, përtej shakave, këto gënjeshtra të bardha shpesh bëhen të nevojshme për të pasur një harmoni dhe tolerancë më të mirë në familje. E rëndësishme është që dashuria të ndihet në shtëpi, çdo gjë tjetër nuk ka shumë vlerë.

Komento
Etiketimet
Shperndaje