Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Polici del në pension pas 45 vjetësh shërbim, ministri Tahiri e surprizon

May 26
13:14 2016

Pas 45 vjetësh shërbim në Policinë e Shtetit, Xhemil Haluli ka dalë ditën e sotme në pension. Me rastin e kësaj dite të veçantë, një surprizë i është rezervuar nga Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri dhe kolegët e tij. Një motor e priste policin Xhelili në dalje, i cili ka shërbyer me të njëjtin motor për 22 vjet.

Ka qenë ministri Tahiri, ai që ka ndarë këtë surprizë duke e publikuar në rrjetin social “Facebook”.
“45 vjet ne Polici, 22 vjet me te njejtin motorr. Cfare emocioni surpriza qe i rezervuam Xhemilit diten e fundit te punes se tij.
Emocion i pamase edhe per mua. Per te gjithe ne.
Pas 45 viteve ne Polici, Xhemili doli sot ne pension.
Faleminderit me gjithe zemer per sherbimin ne Policine e Shtetit.
Frymezim per te rinjte e te rejat, shembull per ‪#‎policineqeduam‬‪#‎policineegjeneratestjeter‬”, ka shkuar ministri bashkangjitur videos.

Komento
Etiketimet
Shperndaje