Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Përjetimet e frikshme: “Më ngjan djali me atë që më përdhunoi”

Përjetimet e frikshme: “Më ngjan djali me atë që më përdhunoi”
January 16
12:36 2017

Vajzat që janë bërë viktima përdhunimesh dhe kanë mbijetuar, por duke mbetur shtatzëna nga përdhunuesit e tyre, kanë rrëfyer përjetimet e tyre të frikshme.

Shumë vajza në Britaninë e Madhe kanë rrëfyer gjithçka në programin online “Whisper”.

Pas pësimit të tmerreve në trupin e tyre, vajzat viktima të përdhunimeve kanë menduar të abortojnë, disa e kanë bërë abortin, por disa të tjera kanë vendosur t’i mbajnë fëmijët e tyre.

“Mbeta shtatzënë nga përdhunuesi im në moshën 13-vjeçare dhe e mbajta fetusin”,- tregon njëra prej vajzave.

Një tjetër shkruan: “Kur isha 15 vjeçe, u bëra viktimë e një përdhunimi dhe mbeta shtatzënë. Sot vajza ime e bukur është 6 vjeçe. Jam e lidhur me dashurinë e jetës sime dhe po pres fëmijën e dytë. Ti nuk më shkatërrove”,- i drejtohet ajo përdhunuesit të saj.

Për një vajzë tjetër viktimë përdhunimi forca ka mbizotëruar pas atij akti të tmerrshëm: “4 vite më parë u përdhunova dhe mbeta shtatzënë. Dje u martova me djalin e ëndrrave pas dy vitesh lidhje dhe ai e adoptoi vajzën time. Jam vajza më e lumtur në botë!”-tregon ajo.

Por për një tjetër viktimë përdhunimi, përjetimet janë më të frikshme dhe ajo ende nuk ka mundur t’i harrojë momentet e tmerrit.

“Mbeta shtatzënë kur isha 17 vjeçe. Kur shoh sot djalin tim më duket si përdhunuesi dhe më kall tmerrin”,- rrëfen ajo.

Dhjetëra femra në botë bëhen viktima të përdhunimeve dhe shumë prej tyre nuk raportohen pranë autoriteteve policore.

Edhe në Shqipëri ky fenomen është shumë i përhapur. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje