Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Papa Françesku: Duhet t’u kërkojmë falje homoseksualëve!

Papa Françesku: Duhet t’u kërkojmë falje homoseksualëve!
June 27
09:42 2016

Gjatë kthimit nga Armenia të dielën, Papa Françesku u pyet lidhur me deklaratën e kardinalit gjerman Reinhard Marx të bërë një ditë pas sulmit të rëndë të shënuar në Orlando të SHBA-ve, i cili thoshte se kisha duhet të kërkonte falje. “Kush jam unë për të gjykuar”, – u shpreh Ati i Shenjtë, i cili përsëriti se homoseksualët nuk duhet të diskriminohen, por të trajtohen me respekt.

“Ne duhet të qëndrojmë pranë tyre. Mendoj se kisha jo vetëm duhet të kërkojë falje për homoseksualët e ofenduar, por edhe të varfërve, grave dhe fëmijëve që janë shfrytëzuar”, u shpreh Papa më tej duke vënë theksin tek problemet me të cilat përballet shoqëria sot.

Me “Kush jam unë për të gjykuar?”, shprehje të cituar fillimisht gjatë konferencës së parë për shtyp në 2013-n, ai sinjalizoi hyrjen në një epokë të re, atë të pranimit dhe mirëpritjes së homoseksualëve në kishë. Ai tha se takimi i parë që zhvilloi në Uashington ishte me ish-nxënësit e tij “gay”.

Pas konferencës për shtyp të Papa Françeskut, zëdhënësi i Vatikanit, Federico Lombardi Rev, u tha gazetarëve se Papa nuk iu referua “gjendjes mjekësore” kur ai foli për homoseksualët, por stilit të jetesës.

Komento