Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Panairi i Punës, 28-30 prill 2016. Ja çfarë do të gjeni

Panairi i Punës, 28-30 prill 2016. Ja çfarë do të gjeni
March 28
18:20 2016

Në fund të muajit prill do të zhvillohet Panairi i Punës 2016, një mundësi për punëdhënësit dhe punëmarrësit. Ky panair vjen si organizim i Bashkisë së Tiranës në bashkëpunim me Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, nën kujdesin e veçantë të kryeministrit Edi Rama.

Ai do jetë një mundësi më e madhe e biznesit për të pasqyruar të gjithë ecurinë e tij, prej nga nisja deri tek arritjet më të suksesshme në infrastrukturë, teknologji, inovacion, si dhe për punëmarrësit për të gjetur mënyra të vlefshme të plotësimit të vendeve të lira të punës.

Ky panair ka në fokus themelimin e një simbioze mes ekspozitës dhe forumit.

“ÇFARË DO TË GJENI NË KËTË PANAIR?

Në këtë panair do të prezantohen nismat e qeverisë dhe partnerëve socialë duke prurë vizionin dhe politikat e tyre në lidhje me zhvillimet në tregun e punës, nevojat për aftësi, zhvillimin e karrierës, etj.

Nga njëra anë ekspozitat:
Kompanitë do zënë vendin kryesor duke shpallur vendet e lira të punës sipas kritereve përkatëse, mënyrat e rekrutimit dhe sistemet e tyre të karrierës.
Ofruesit e formimit profesional, shkollat profesionale, universitetet, si pjesë funksionale e tregut të punës do të prezantojnë aktivitetin e tyre si dhe do të sjellin të rejat e fundit për zhvillimin e aftësive.

Nga ana tjetër konferencat dhe forumet:
Ekspozuesit kanë mundësinë që të demonstrojnë dhe shpjegojnë ofertat e tyre, jo vetëm brenda stendave. Ky model tërheq gjithashtu edhe vizitorët që duan të ndjekin prezantimet dhe diskutimet e paneleve. Ekspozuesit mund të marrin pjesë aktivisht në konferencë, duke rezervuar mbajtjen e leksioneve dhe prezantimeve, lidhur me shërbimet, rekrutimin, konsultimin dhe trajnimin profesional të burimeve njerëzore”, -thuhet ndër të tjera në njoftimin e Shërbimit Kombëtar të Punësimit.

Komento