Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Një letër drejtuar atij që më përdhunoi: “Të urrej që më bëre të ndihem e pavlerë…”

Një letër drejtuar atij që më përdhunoi: “Të urrej që më bëre të ndihem e pavlerë…”
September 30
18:00 2018

“Të urrej që më bëre të sëmurem për një javë dhe më bërë të pyes veten edhe njëherë se çfarë nuk shkonte brenda trupit tim. Të urrej që më bërë të vë në dyshim vlerën time si person, si femër dhe si një njeri i mirë. Të urrej për netët që kalova duke qarë, për të gjitha herët që nuk mund të përballoja një përqafim, për 20 kilet që shtova, për depresionin që nuk më la të dilja nga shtrati.

Të urrej që me the se mendove se nuk do ndikonte tek unë, sikur të isha thjesht një vajzë dramatike që e teproi më shumë sesa duhet një natë. Të urrej që më bëre të shoh sa e shpifur është kjo botë, të shoh se si femrat trajtohen si objekte seksuale. Të urrej për natën që mamaja ime më pyeti pse nuk po e kaloja dot. Të urrej që më bëre të pyes veten për të njëjtën gjë.

Të urrej për mikun që më tha se isha vetë që po e kërkoja. Të urrej për mashkullin që ndaloi së foluri me mua sepse kjo histori ishte më shumë sesa ai mund të përballonte.  Të urrej që më bëre të bëj babanë tim të qajë kur i tregova. Të urrej që je një etiketim në trupin tim që ndihem sikur të gjithë mund ta shohin. Të urrej që më bëre të frikësohem se mos dhe vetë im vëlla mund të përdhunojë dikë. Të urrej që në mendjen time i shndërrove meshkujt në përdhunues.

Unë jam një njeri i fortë dhe nuk më duhej të përdhunohesha që të kthehesha në një person të tillë. Ti nuk ke asnjë meritë për asnjë pjesë timen.

Jam e lodhur duke ndenjur në shtrat. Jam e lodhur duke pasur frikë nga ushqimi sepse nuk e di nëse mundem ta kontrolloj sa do ha. Jam e lodhur duke ndjerë. Ka ditë që dua të mos ndiej asgjë, ditë që pi për të mbytur ndjenjat. Kam frikë të flirtoj sepse mund të duket sikur po ja kërkoj. Kam frikë të buzëqesh sepse kjo mund të jetë një ftesë. Kam frikë të nevrikosem me njerëzit e gabuar sepse gjithçka që shoh është potenciali yt tek ta.

Të urrej edhe që je pjesë e mendjes sime.

Jam e lodhur nga ty. Shkofsh në djall.” /Blitz.al/

Përshtatur nga Thought Catalog

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Komento
Shperndaje