Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Nëna siriane që kaloi Europën në këmbë me dy fëmijë në krahë dhe një në bark…

April 04
15:00 2016

Çfarë e bën një femër të largohet nga shtëpia një natë dhe të kthehet në refugjate? Corinne Redfern ka bërë një udhëtim të gjatë, shtatzënë dhe me dy fëmijë të vegjël. Ky është rrugëtimi i saj që prej momentit që vendosi të largohet nga Siria deri në destinacionin e fundit në Gjermani…

“Nuk më pëlqen ta quaj veten refugjate. Jetoja në një pjesë të Aleppos dhe kam kaluar të 20-at e mia duke bërë punë kërkimore, duke udhëtuar shumë si inxhiniere pranë qeverisë. Jam njohur me burrin 6 vite më parë, kur isha 34 vjeçe. Ai punonte si mjek në një spital, u njohëm shpejt dhe u martuam po shpejt. Shtëpia jonë ishte pak e vjetër, por e bukur, me mure të bardha dhe shumë hapësirë. Zakonisht paraditeve punonim ndërsa darkat  i kalonim në shoqërinë e miqve. Bënim një jetë normale dhe të lumtur.

Kur trazirat filluan nuk isha edhe aq e frikësuar. Kjo sepse nuk mendoja se do të kishte ndonjë efekt mbi mua. Por kur muajt kalonin dhe luftëtarët zbarkonin në vendim tim duke hedhur bomba,  gjithçka u bë serioze. Ishte luftë në plot kuptimin e fjalës, pa ujë, pa elektricitet, pa ushqim. Teksa bëhesha gati të flija mbrëmjeve dëgjoja zhurmat e bombave dhe pyesja veten nëse të nesërmen do të isha apo jo gjallë…

Vazhdoja të ikja në punë, por ishte e kotë. Përveç impenjimit ndaj luftës, vendi ynë kishte stopuar gjithçka tjetër. Rrugët ishin bosh. Secili mundohej të gjente një vend për t’u strehuar e për të qëndruar i sigurt. Në kohën kur filloi lufta unë kisha vetëm vajzën time Sham, por pak ditë pas bombardimeve mora lajmin se isha shtatzënë për herë të dytë. Me Sham në krahë dhe Bisan në bark vendosa të shpërngulem në një shtëpi tjetër në një qytet pak më të qetë. Por pak pas lindjes së fëmijës së dytë, elementet primare për të jetuar po mungonin. Por sikur mos të mjaftonte ky ankth, mora vesh se isha sërish shtatzënë, ndaj dhe vendosa se ishte momenti për t’u larguar nga vendi. Nuk do ta besoni, por fillimisht mendova që fëmija më mirë të më vdiste brenda në bark sesa të vdiste pas lindjes në atë ferr. Sham dhe Bisan, edhe pse 3 dhe 2 vjeç, nuk kanë luajtur ndonjëherë jashtë, as kopsht, asgjë. Edhe pse vendosa të largohem, burri im nuk pranoi të vinte me mua sepse roli i tij i mjekut nuk e lejonte të largohej pikërisht në atë situatë. Për 5 muaj, ne debatuam çdo ditë. Por në fund ai na lejoi të iknim. Gjëja e fundit që më tha ishte se duhej të ishim të sigurt kudo që shkonim sepse ne ishim gjithçka për të.

TË THUASH LAMTUMIRË

Mendoni se na duheshin valixhe dhe gjëra të tilla? Në fakt në ato kushte na duhej vetëm vetja. Mora me vete certifikatat e lindjes dhe diplomën time. Udhëtimi nisi. Vetëm ecnim. Për orë shumë të gjata. Ndihesha aq e lodhur që më duhet t’i mbaja shpesh fëmijët në krahë, edhe pse një tjetër kisha në bark. Duke ecur pa ndalim, arritëm afër Turqisë, ku sigurisht paguam një shofer që kalonte dhe na u desh të qëndronim të fshehur në bagazhin e tij, në errësirë totale, për 4 orë. Me të arritur në Izmir, paguam dikë që të na dërgonte në ndonjë vend të Europës për 1500 paund. Rruga ishte tmerrësisht e gjatë dhe e mundimshme, as nuk e dija nëse thjesht do na hidhnin diku, do më përdhunonin apo s’e di se çfarë. Pasi ndaluam duhej të bënim shumë rrugë në këmbë. Dielli na kishte skuqur ndërkohë që kisha me vete vetëm një shishe ujë. Me gjithë terrorin se mos mbeteshim pa ujë dhe vdesim në rrugë, erdhi mbrëmja dhe hipëm në një skaf. Ishim shumë veta. S’mund të lëvizja qoftë krahët apo këmbët. Kur arritëm në Greqi, s’kisha as fuqi të flisja, vetëm drejtoja fëmijët ndaj rrugës që na thoshin.

 

TË KALOSH EUROPËN MES PËR MES

Edhe pse kisha lekë me vete dhe kishte hotele bosh, nuk na lejonin. As taksitë madje. S’kisha asnjë zgjidhje ndaj ndërtova një tendë dhe po prisja një zgjidhje. Mora bileta për në Kavala. Tren pas treni, autobus pas autobusi. Kur mbërrita në Serbi, mafia ishte gjithandej. Donin të vidhnin nga ne, ndërkohë që na shihnin në çfarë gjendjeje ishim dhe as rezistencë nuk mund të bënim dot. Me zor kaluam në Hungari, ku falë Zotit kufijtë nuk ishin të mbyllur. Kur më në fund kishim arritur në Vjenë kuptova se kisha 4 ditë pa gjumë. Më dhembte çdo pjesë e trupit. Gjeta një apartament dhe i shkrova mesazh burrit tim nga aty. Ndërkohë që i kisha marrë parfumin me vete për të më zënë gjumi kur më merrte malli. Ditën tjetër morëm trenin, por një polic na ndërpreu rrugën duke thënë se nëse nuk ishim europianë nuk mund të kalonim. Kaluam male të tëra në këmbë për të arritur më në fund në Gjermani.

E ARDHMJA

Sigurisht jo çdo gjë mbaroi me kaq. Policët në kufij duke na parë fytyrat, rrobat, lodhjen që kishim kaluar. Na dërguan në një stacion policie aty pranë. Na thanë se duhej të paguanim nëse donim të vazhdonim rrugën për ndonjë qytet gjerman e të stabilizoheshim. Pagova 50 paund për një taksi dhe u larguam në Mynih. Nuk e di pse instinkti më tha të shkoja në Mynih, mbase sepse është vend i sigurt.

Të gjithë ne të larguarit duam të kthehemi në Siri. Mendoja se do të krijoja shoqëri në Gjermani e mund të stabilizohesha ose të paktën të mësoja gjuhën. Por asgjë nuk ishte kështu. Na dërguan nëpër kampe ushtarake, na konfiskuan dokumentet dhe askush nuk thoshte që do të na dërgonin në Siri kur lufta të mbaronte. Ishte shumë ftohtë dhe fëmijët u sëmurën. S’kisha asnjë ilacx. Qaja gjatë gjithë kohës.

E di që jemi të sigurt këtu, e di edhe që jemi me fat që nuk jemi në mes të luftës. Por ajo çka mendoj tani është se arritja në një vend të Europës nuk ishte fundi i problemeve tona. Përkundrazi, problemet tona sapo kanë filluar…

(Autore: Corinne Redfern)

Etiketimet
Shperndaje