Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Na torturuan për të faktuar homoseksualitetin”

“Na torturuan për të faktuar homoseksualitetin”
November 02
11:31 2016

Edhe pse bota perëndimore ndodhet në një fazë të avancuar të të drejtave të njeriut, ku askush nuk diskriminohet nga raca, gjinia apo përkatësia fetare, shumë vende të tjera, kryesisht në lindje apo Afrikë, ndodhen ende në një fazë fillestare.

Një i ri nga Uganda, i cili ka kërkuar azil në SHBA, ka rrëfyer tmerrin e kaluar para 2 vitesh në vendin e tij.

Më poshtë është një pjesë e rrëfimit të publikuar nga “Reuters”.

Ishte një mëngjes herët kur Jackson Mukasa u zgjua nga britmat jashtë shtëpisë së tij në kryeqytetin e Ugandas.

–Atje janë homoseksualët, – bërtiste turma jashtë, që hidhte lugë e sende të tjera metalike në drejtim të shtëpisë. Mukasa,  në atë kohë 21 vjeç, u zgjua i tmerruar së bashku me shokun e tij. “Hapa derën dhe pashë policë dhe njerëz kudo. Policia na mori me vete dhe na rrahu aq keq sa ende kemi shenja në trup edhe tani pas 2 vitesh. Na morën në pyetje në polici dhe na ekzaminuan zonat anale me dhunë me mjete të forta”,- rrëfen Mukasa. “Na rrahën pa fund dhe na detyruan me forcë të pranonim homoseksualitetin tonë.

Uganda është një ndër 36 vendet në Afrikë ku homoseksualiteti është i jashtëligjshëm dhe një nga 8 vendet në botë ku Organizata e të Drejtave të Njeriut ka thënë se përdoren metoda çnjerëzore për t’i detyruar gay-t të pranojnë homoseksualitetin e tyre.

Por sipas raportimit të “Reuters”, autoritetet policore, pas interesimit të tyre, e kanë mohuar një fakt të tillë.

Të drejtat e homoseksualëve, lesbikeve, transgjinorëve, biseksualëve ende nuk njihen në dhjetëra shtete. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje