Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Mos e shpallni shenjtore, Nënë Tereza ishte mashtruese!”

“Mos e shpallni shenjtore, Nënë Tereza ishte mashtruese!”
March 31
17:13 2016

Geneviève Chénard e “New York Times” shkruan se nuk duhet të ngutemi për të shpallur Nënë Terezën shenjtore. Sipas saj, reputacioni i Terezës së Kalkutës mund të ketë influencuar njerëzit për vepra të mira, por vetëm kaq.

“Organizata e saj mbi bamirësinë ishte dhe ende është një ndër organizatat më të pasura në botë dhe prapë se prapë, nën ombrellën e saj, shiringa të përdorura të shpëlara me ujë të ftoftë kanë gjetur përdorim, pacientët me tuberkuloz nuk janë futur në karantinë dhe ilaçet për dhembje nuk janë shkruar. Nënë Tereza besonte se vuajtja të afronte me Zotin”,- shkruhet në artikullin e “New York Times”.

Më tej thuhet se përgjatë viteve që ajo udhëhoqi klinikën në Indi, me buxhet me më shumë se 29 milionë dollarë, ndodhën përmbytje të mëdha me pasojë 200 të vdekur e rreth 300 mijë të pastrehë, por Nënë Tereza s’bëri asgjë me paratë e saj, përveç lutjeve.

Në librin kritik mbi të, autorja Aroup Chatterjee ka shkruar se mbi 2.5 milionë dollarë janë transferuar gjatë vitit 1993 në Vatikan, të cilat i përkisnin Nënë Terezës, dhënë nga donatorë të ndryshëm. Ajo mund t’i kishte përdorur ato për ndërtimin e një spitali në Indi, por s’e bëri.

“Për më tepër, kontaktet i saj me financierin Charles Keating, i cili edhe pse u dënua për mashtrim e konspiracion pasi  vodhi paratë e klientëve të tij, si dhe me diktatorin e Haitit, i njohur për torturimin e njerëzve të tij, tregojnë shumë mbi figurën e Nënës Terezë”, – shkruhet më tej.

Veç këtyre, gjykohet edhe vendimi i Nënë Terezës për të dërguar lule në varrin e liderit komunist Enver Hoxha në ’90-n. “Kjo tregon mungesë informacioni ose dëshirën për të mos ditur informacionin e saktë”.

Etiketimet
Shperndaje