Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Modelja arabe ndalohet nga policia, pozoi me minifund në rrugë

Modelja arabe ndalohet nga policia, pozoi me minifund në rrugë
July 19
11:42 2017

Një modele nga Arabia Saudite është ndaluar nga policia pasi ka thyer një rregull të daljes së përshtatshme në publik.

Modelja Khulood akuzohet se ka ecur në një vend publik veshur me minifund dhe jo e mbuluar, siç e do tradita.

Si provë për ta akuzuar është një video e regjistruar të cilën ajo e ka shpërndarë në internet.

Në video, vajza e re duket duke bërë poza përgjatë vendit ku bën shëtitje, në një zonë historike të Ushaiqer, 155 kilometra larg kryeqytetit Riad.

Komiteti për mbrojtjen e virtytit dhe parandalimin e shthurjes ka nisur një hetim për rastin në fjalë.

Por ndërkohë që autoritetet vendase po sqarojnë atë që ka ndodhur, ngjarja  ka marrë dhenë në mediat botërore dhe është diskutuar pafund si shkelje e të drejtave të njeriut.

Vajza mësohet se ka thënë në polici se videoja është shpërndarë pa dijeninë e saj.

Arabia Saudite ka rregulla shumë të forta për myslimanizmin pasi është një shtet-fe që ka parësore rregullat fetare, që janë njëkohësisht ligje, jo vetëm norma. /Blitz.al/

Shperndaje