Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Mirësevini në Kinë, aty ku qeni e macja serviren me verë të bardhë

April 06
17:30 2016

 

Keni menduar ndonjëherë se Shqipëria është një ndër vendet që keqtrajtojnë kafshët ? Epo jo, nuk jemi. Madje lidhur me këtë që do të lexoni, ne jemi vend që i duam kafshët. Kjo është ajo që mund të themi pasi bëhemi dëshmitarë të gjendjes së maceve dhe qenve në Orientin e Largët, gjatë festivalit famëkeq Yulin. Po c’është Yulin?

Festivali tradicional Yulin e ka marrë emrin nga qyteti në të cilën ndodh, Yulin, pjesë e rajonit të varfër e rural të quajtur Guangxi Zhuang. Në këtë festival, cdo 20 Qershor  10-20 milionë qen e mace vriten brutalisht për t’u ngrënë më pas nga banorët e këtij qyteti si pjesë e festimeve të solcistit veror. Pavarësisht thirrjeve të aktivistëve për të drejtat e kafshëve, festivali ka vazhduar aktivitetin, madje e ka rritur atë, gjë që përkthehet në më shumë qen e mace në ‘dyqane’.

Kafshët merren nga vende të ndryshme, madje edhe nga pronarët e tyre dhe transportohen rreth e rrotull qytetit në kafazë të ndotur, pa ujë e pa ushqim, derisa të vijë dita e festivalit.

Nëse kjo nuk iu ka bërë përshtypje atëherë kjo do t’ju bëjë.

“Vjelësit” e qenve dhe maceve thonë se kur mishi që merret me dhimbje dhe egërsisht është më i shijshëm.“Therja bëhet në kafazë të vegjël, që dhimbja të jetë e maksimizuar, gjë që i jep akoma më shumë shije dhe frika të jetë në stadin më të lartë, që të nxisë prodhimin e sa më shumë adrenalinë, pasi pronarët e restoranteve dhe blerësit thonë se ajo e bën mishin më të shijshëm.”, – thotë njëri nga kasapët.

E gjitha trajtohet si një festë, si një show për t’u parë nga të gjithë dhe si një event ku dhimbja është kënaqësi, prandaj edhe këto therje mund të quhen masakra të vërteta, pasi qentë e macet zien në ujë të nxehtë në mbi 100 gradë C, rrihen me mjete të rënda, lidhen prej putrash e tërhiqen zvarrë, varen kokëposhtë dhe më pas u merret lëkura.

Kjo situatë ka bërë që aktivistë, jo vetëm nga Kina apo Azia, por nga e gjithë bota të ngrihen në këmbë për të ndaluar këtë festival. Impakti që ka pasur ky event ka qenë global edhe në rrjetet sociale, gjë që ka nxitur ndërmarrjen e shumë peticioneve për të ndaluar zhvillimin e “Yulin Dog and Cat Meat Festival”, por që fatkeqësisht kanë dështuar. Qeveria kineze dhe institucionet qeverisëse e kanë mohuar zhvillimin e një festivali të tillë, por nuk kanë dhënë shpjegime se çfarë vret miliona mace e qen në Yulin.

Specialisti i politikave të ‘Shoqërisë Ndërkombtare Humane’ në Kinë,Peter J. Li, ka thënë për ‘Global Citizen’: “Psikologjikisht të gjithë qentë dhe macet e planetit, qofshin me apo pa pronar kanë vdekur që kur nisi festivali Yulin!”

Ai, bashkë me specialistë e aktivistë të ‘Global Citizen’, kanë bërë të ditur se mishi i qenit dhe i maceve është më i dëmshmi nga të gjithë llojet e mishrave pasi shumë sëmundje që sjellin dëme të mëdha tek njeriu si tërbimi dhe kolera, kalojnë drejtëpërsëdrejti nga qeni apo macja te njeriu.

Mbyllja e festivalit, e cila përfshin mbi të gjitha parandalimin e therjes së 10 milionë qenve dhe maceve, do të ishte një fitore simbolike, jo vetëm për Kinën por edhe për tërë globin, pasi është një fitore kundrejt riteve të prapambetura dhe kulteve c’njerëzore që kanë damkosur e vazhdojnë të damkosin shoqërinë njerëzore.

Pikërisht, këtë gjë po përpiqen ta bëjnë qindra e mijëra aktivistë të cilët kanë arritur të gjejnë mbështetjen e brezit të ri, i cili është orientuar kundër kësaj praktike, duke liruar nga kafazët një numër të madh qensh e macesh dhe rrjedhimisht duke i shpëtuar nga fundi tragjik. Sipas fondacionit ‘Soi Dog’, vitet e fundit është arritur edhe arrestimi i shumë kontrabandistëve të cilët rrëmbenin qentë e macet shtëpiake e më pas i shisnin tek familjet dhe kasapët e interesuar për ‘mallin’, gjë që nuk ka ndodhur më parë.

Dikush që ka pasur apo ka një kafshë të tillë në ambjentet ku jeton apo punon e di që ata janë të dashura, inteligjente, madje të gjithë e dimë se qentë e macet – madje cdo lloj kafshe – nuk e meriton t’i rezervohet një fat i tillë. Një fat i tillë nuk është i denjë as për kafshët më të egra që banojnë në qytete, e jo për ata që konsiderohen si miqtë më të mirë të njeriut.

Joe McCarthy, aktivist i ‘Global Citizen’ ka shkruar në një artikull mbi Yulin një fjali që mbart një mesazh sensibilizues tepër të fuqishëm: “Asnjë krijesë nuk duhet të vuajë me qëllim që njerëzit të kenë një pjesë nga mishi i tyre për të ngrënë!”.

A ia vlen të therim ‘miqtë ‘ tanë për hir të një festivali mbeturinë e një epoke të prapambetur? A ia vlen të rrimë të heshtur teksa 4putëroshët vuajnë nga shfrenimi i imagjinatës së njeriut? Përgjigjen e këtyre kthejeni tek kafshët e para që ju has syri apo tek ato që keni pranë..

Etiketimet
Shperndaje