Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Miliardere për pak sekonda

Miliardere për pak sekonda
November 02
14:55 2016

Ka qenë një ëndërr që ka zgjatur shumë pak ajo e xhamajkanes Katrina Bookman. E reja ka qëlluar “jackpot” te makineria e fatit ku po luante, duke parë në ekran shifrën $42,949,672. “Për pak çaste mbeta e ngrirë ne vend. Nuk po ndieja trupin”,- ka rrëfyer Bookman. Gjithashtu ajo ka bërë edhe një “selfie” me shifrën e shfaqur në ekranin e makinerisë së lojërave të fatit.

Por kur u kthye ditën tjetër për të kuptuar shifrën e vërtetë të fituar, një punonjës i kazinosë e ktheu atë me këmbë në tokë. “Nuk ke fituar asgjë”,- mësohet t’i ketë thënë ai.

Komisioni i lojërave të shtetit të New York ka bërë me dije se makineria e lojërave të fatit kishte pasur një keqfunksionim, duke shfaqur kështu shifrën marramendëse në ekran.

Në shkëmbim, kazinoja i ka ofruar xhamajkanes një darkë falas. /Blitz.al/

mak

Komento
Shperndaje