Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Më shumë se 5000 fëmijë shqiptarë të trafikuar, vetë familjet janë bashkëpunëtore

Më shumë se 5000 fëmijë shqiptarë të trafikuar, vetë familjet janë bashkëpunëtore
October 23
19:12 2018

Më shumë se 5000 fëmijë shqiptarë të trafikuar, të kontrabanduar dhe të pashoqëruar: ky është raporti i fundit europian për këtë situatë. Në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”, Altin Hazizaj, drejtor i përgjithshëm i CRCA Albania tregon se mosha e fëmijëve që po trafikohen po vjen duke u ulur dhe shpesh fëmijët trafikohen nga familjet e tyre.

Studimet europiane tregojnë se ky krim në Shqipëri vazhdon të mbetet i pandëshkuar dhe kjo ndikon edhe më gjerë në fushat e tjera. Ndërkohë CRCA Albania ka bërë një përllogaritje nisur nga burimet e vendeve europiane dhe ka rezultuar se janë mbi 5000 fëmijë shqiptarë të trafikuar. Por të dhënat e Home Office tregojnë se vetëm dy vitet e fundit shifra ka kaluar 1500 fëmijë.

Trafikimi nga vetë familja shpjegohet me faktin se ata besojnë se fëmijët do të kenë një jetë më të mirë në vendet perëndimore.

“Për aq kohë sa Policia vijon të jetë e pafuqishme dhe shpesh e akuzuar se është bërë palë më krimin e organizuar, të gjithë fëmijët në Shqipëri janë të rrezikuar. Megjithatë fëmijët më të varfër, pa ushqim dhe kujdes, të braktisur apo që jetojnë me ndihmën ekonomike, janë gjithnjë shumë herë më të ekspozuar sesa, le të themi, fëmija i kryeministrit shqiptar, i një deputeti apo i një kryetari bashkie. Kjo tregon edhe nivelin e madh të pabarazive shoqërore dhe sesa pak ne si shtet kujdesemi për fëmijët në tërësi. Nëse taksat tona nuk shpenzohen për fëmijët, por shkojnë për të mbështetur dhe fuqizuar biznesin e lidhur me politikanët, atëherë qytetarët do të vazhdojnë të besojnë se trafikimi i fëmijëve të tyre është një e ardhme më e mirë sesa qenia të varfër, të pangrënë dhe të harruar në vendin e tyre!”- është shprehur Hazizaj.

Të dhënat tregojnë se fëmijët më të vegjël përdoren për shpërndarje droge, ndërsa ata pak më të rritur edhe për prostitucion. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje