Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Lolita poston foto me ferexhe, komentuesit i vërsulen

Lolita poston foto me ferexhe, komentuesit i vërsulen
November 05
19:03 2016

Rrjetet sociale, sipas specialistëve të komunikimit, veçanërisht kur ato përdoren nga persona anonimë, mund të bëhen të rrezikshme si “vend i derdhjes” së inateve e mllefeve të fshehura që njeriu nuk i shfaq në jetën e përditshme në kontakt me të tjerët, duke qenë se mund të ketë pasoja të drejtpërdrejta personale, familjare, në punë, në shoqëri etj.

Së fundmi, faqja “provokuese” e “thumbuese” në Facebook, Lolita, ka postuar një foto me ferexhe, pas së cilës kanë vërshuar një lumë reagimesh nga komentuesit që flasin me mllef, inat, ironi, tallje për fenë myslimane e besimtarët e saj.

Pa dashur të përgjithësojmë, a janë shqiptarët kështu në të vërtetë?

A jemi ne tolerantë sa për sy e faqe e në të vërtetë paragjykues e urryes të të kundërtit tonë?

Apo realisht respektojmë fetë e tjera e jetojmë në paqe e tolerancë fetare?

Apo numri i ateistëve është shtuar? Cila është përgjigjja?

Duke iu referuar statusit më të fundit të Lolitës, fotos së saj e reagimeve, na lindin dyshime të forta.

Ndër të tjera, mes komenteve fyese renditen shprehje të tipit:

“Si hapen bythësh arabet me arabishten e tyre islamo-terroristike… O Enver, ngrihu, ndiz furrat të bëjmë sapun”.

“Kto tipet kshu ma konfuzojne k…, nuk di a t ngrefet a t ulet nga frika”.

“Po dëgjova kështu britmash… ja mbath në Twitter :p … Si i bie kur dikush merr teknologjitë e qafirëve edhe ulëret arabisht si gomar i tërbuar në trojet e pellazgëve. Dihet gjë?”

“Aleku sallam”.

“Ooo për nder na e shpife…”.

“Iku edhe Shqipëria, përderisa edhe Lolita na u k’thy islamike, tashti e gjete ti që atje po u djegin edhe morrat që ju kan ngel në trup”.

(Shënim) Komentet e mësipërme janë përmirësuar disi gramatikisht për shkak të parregullsive të tmerrshme).

 

Më pas Lolita u është përgjigjur këtyre komentuesve me një status:

“Kush e ka thënë atë shakanë që shqiptarët kanë tolerancë fetare? Mjaftoi një foto që postova dhe janë gati të shajnë e të mallkojnë për të treguar që feja e tij është më e mirë dhe më tolerante se e tjetrit. Vura re “zhgënjimin” e katolikëve se mendojnë që kam përqafuar islamin. Dhe myslimanë që më thonë: Nuk është mirë të tallesh me fenë! Në fakt, unë festoj Bajram, Pashkë, edhe festën e ashures, vendos burkën për të bërë foto, shkoj te kisha e Laçit në sezon provimesh… çfarë mendoni ju është problemi juaj dhe i ndërgjegjes tuaj”.

 

Komento
Shperndaje