Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Lira Gjika: Si t’u përgjigjeni fëmijëve kur pyesin për Babagjyshin?

Lira Gjika: Si t’u përgjigjeni fëmijëve kur pyesin për Babagjyshin?
December 09
19:46 2016

Sapo kemi hyrë në muajin dhjetor, i cili njihet ndryshe si muaji i festave.

Të gjithë e dimë se festat e fundvitit po vijnë, por bashkë me to vazhdon të rikthehet një pyetje e vjetër: A ekziston Babagjyshi? Kjo është pyetja që nuk ka pasur kurrë një përgjigje të saktë. Disa prindër thonë “jo” duke prishur ëndrrat e fëmijëve të tyre, disa të tjerë thonë “po” dhe pas kësaj përgjigjeje vijnë me mijëra pyetje të tjera.

Tashmë psikologia Lira Gjika ka një përgjigje për të gjithë prindërit që nuk dinë si t’i përgjigjem pyetjes për Babagjyshin.

Lira ka vendosur që të ndajë mendimin e saj nëpërmjet një postimi në Facebook në të cilin shkruan:

“Debati për ekzistencën e Babagjyshit të Vitit të Ri rishfaqet gjithmonë në fundvit. Ashtu siç nuk e shohim fjalën, që vetëm e themi apo e dëgjojmë. Ashtu siç nuk shohim mendimin, por e dimë që ekziston se na bën të dimë, që jemi dhe mund të mendojmë për veten, për gjërat dhe për Babagjyshin e Vitit të Ri. Ashtu si fëmijëria ekziston, po ashtu ekziston edhe Babagjyshi i Vitit të Ri. Fëmijëria dhe Babagjyshi janë dy “gjëra” të lidhura bashkë, madje gati të pandashme. Fëmijëria ka nevojë për shumë, po shumë gjëra, që të vënë në lëvizje psihën e fëmijës për të shkuar në të ardhmen, drejt të rriturit. Mendja e fëmijës, psiha e tij, ka nevojë për abstrakten që të mund të zhvillohet sa më e plotë. Ndërthurja e fantazisë me abstrakten bëjnë të mundur lëvizjen e psihës së fëmijës, si për mirë edhe për keq. Babagjyshi i Vitit të Ri është simboli i të mirës, që rri i pranë fëmijës pa u dukur, e nxit, e inkurajon, ia bën të bukur pritjen dhe durimin, i shmang mërzinë, që lodh edhe të rriturin. Nuk ka formë më të bukur dhe efikase për të nxitur fëmijën të përballojë padurimin që e karakterizon sesa dhurata e Vitit të Ri që ia sjell Babagjyshi. Babagjyshi i Vitit të Ri, edhe po të mos ishte duhej shpikur. Babagjyshi i Vitit të Ri ekziston, sepse ekziston fëmijëria”./Blitz.al/

lira

Komento
Shperndaje