Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Letra prekëse e 15-vjeçares së përdhunuar: “Ju paralajmëroj për atë që më ndodhi mua”

Letra prekëse e 15-vjeçares së përdhunuar: “Ju paralajmëroj për atë që më ndodhi mua”
February 13
17:12 2017

Një adoleshente australiane, e cila vrau veten pasi u përdhunua nga 2 persona, ka shkruar në një letër ngjarjen e tmerrshme që i ndodhi.

Cassidy Trevan nga Melbourne i Australisë  ishte vetëm 15 vjeçe kur kreu vetëvrasje pas një bullizmi të tmerrshëm që bënin ndaj saj një grup vajzash pasi ajo kishte rënë pre e një përdhunimi nga 2 adoleshentë të tjerë që e ndoqën dhe e përdhunuan në shtëpinë e saj.

Tashmë ka dalë në dritë letra, nga vetë nëna e saj, Linda, që e gjeti të shkruar në laptopin e saj personal.

“Isha nxënëse në shkollë dhe më përdhunuan disa nxënës të tjerë. E di që kjo mund të duket si një përpjekje për të tërhequr vëmendjen tuaj, por ju betohem se nuk ka të bëjë fare me këtë.

Kam shumë arsye për të shkruar këtë letër dhe  do ta shpjegoj.

Qëllimi im është të paralajmëroj njerëz të tjerë (nxënëse kryesisht, por edhe prindër) për atë që ndodhi, sepse jam e shqetësuar se mund t’u ndodhë edhe fëmijëve të tjerë siç më ndodhi mua.

Ju keni fuqinë për ta ndaluar këtë të ndodhë. Kujtoni se ata që ma bënë mua këtë ishin nxënës shkolle. Është e vështirë për t’u besuar, por është kështu.

Nuk po e bëj këtë për hakmarrje ndaj atyre që ma bënë këtë, atyre që më tallin për atë që ndodhi. Por po e bëj sepse janë mbi 1500 nxënës të moshës 7-12 vjeç që shkojnë në shkollë dhe duhen paralajmëruar.

E ndiej detyrë për t’ju paralajmëruar mbi atë që më ndodhi mua, por edhe për veten. Është e çuditshme se si shumë njerëz dhe nxënës qarkullojnë ende histori të miat edhe sot e kësaj dite. Ende marr mesazhe në Facebook që më quajnë mua kurvë.

Kam ndërruar shkolla, shtëpi, por sërish më gjejnë dhe më tallin. Nuk i ndaloj dot njerëzit nga shpërndarja e thashethemeve.

Emri im është Cassidy Trevan dhe më kanë përdhunuar. Nëse dikush do të tentojë ta bëjë këtë me ju, luftoni deri në vdekje! Luftoni! Nëse nuk e bëni, do të pendoheni për pjesën tjetër të jetës

suaj, siç bëj unë. Mund ta bëni. Tregohuni të kujdesshme, të paralajmëruara! Të sigurta!”- ka shkruar 15-vjeçarja.

 

Cassidy ishte 13 vjeçe kur ra pre e përdhunimit dhe mendohet se vuajtjet në ndërgjegje kanë vijuar për 2 vite, sa ajo nuk ka mundur ta përballojë atë që ndodhi dhe kreu vetëvrasjen 2 vjet më vonë.

Nëna e saj ka treguar se vajza ka rënë pre edhe e dhunës fizike në shkollë pasi e kanë qëlluar me shpulla disa herë.

Në profilin e saj të Facebook-ut, nëna e saj ka nisur një fushatë sensibilizimi kundër dhunës ndaj femrës. /Blitz.al/

 

Shperndaje