Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Ju kam lënë Zotin!” – Emanuela Pepklola Zaimi revoltohet me tatimet, pasi i bllokuan shtëpizën e “Down Syndrome Albania”

December 11
13:07 2017

Ditën e sotme, themeluesja dhe drejtoresha e fondacionit “Down Syndrome Albania” Emanuela Pepkola Zaimi është revoltuar me drejtuesit e tatimeve. Në ndihmë të fondacionit ajo ka hapur një shtëpizë bamirëse në “Qytezën e Festave”, një vend ku të gjithë bizneset krijojnë shtëpizat e tyre në qendër të Tiranës.

Duket se për Emanuelën nuk ka shkuar aspak mirë dhe drejtuesit e Tatimeve ja kanë bllokuar shtëpizën duke e vënë në hetim tatimor. Ajo ka publikuar fotot në llogarinë e saj në Facebook e përbri tyre shkruan:

“Prej 6 vitesh, me së tepërmi jam munduar të siguroj transparencë për organizatën që kam ngritur me shumë mund. Transparenca mbi aktivitetet, fondet e mbledhura jo pak herë më është kthyer në bumerang. Shumë mendojnë që ne kemi fonde shumë, dhe që mbështetjen e kemi të garantuar. T’i vesh një shirit të tillë një “charity house” të një fondacioni që më falni për modestinë, është model, është e turpshme. Sapo më keni hedhur në tokë një mund e një imazh që mezi e kam ngritur në kurriz jo pak herë dhe të fëmijëve të mi. Ne jemi organizata që deklarojmë çdo punonjës me pagën reale se s’jemi vonuar as një ditë në pagesë të sigurimeve. Ne jemi organizata që në faqe të internetit ka bilancet e çdo viti, një bilanc të vetëm jo dy e tre. Biznesi i madh nuk e bën këtë, në e bëjme. E më që e bëjmë na vihet një shirit për hetim tatimor. Do flas si plakat tani “Ju kam lënë zotin” #naehiqnishiritin#naofendon #nadhemb Po mbledhim fonde për shërbimet e fëmijëve tanë, ato shërbime që TI SHTET nuk i ofron e as nuk duket se ke në plan t’i ofrosh”.

Ka qenë ky revoltimi i dretoreshës së DSA, pas këtij akti aspak të drejtë sipas saj. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje