Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Jeni në kërkim të një partneri të ri? Tashmë mund të hidhni grepin falë metodës së quajtur “Fishing”…

Jeni në kërkim të një partneri të ri? Tashmë mund të hidhni grepin falë metodës së quajtur “Fishing”…
August 10
12:50 2018

Nëse derimë sot i keni mbijetuar trendeve të njohjeve të njerëzve të rinj si “ghosting” apo “friends with benefits”, se keni qenë të lidhur apo ndoshta shumë të ndrojtur, bëhuni gati të provoni një risi të fundit të rrjetit.

Sipas “EliteDaily”, trendi i peshkimit ose i njohur si “fishing” është një term i ri që përdoret kur dikush i dërgon një mesazh një grupi njerëzish, pret se kush do të përgjigjet dhe më pas kap shansin më të mirë.

Në fakt, si mundësi nuk shihet si e dëmshme dhe ofenduese si ato të mëparshmet. Ne të gjithë e dimë se përveç rastit kur nuk jemi në lidhje me dikë ose nuk kemi diçka zyrtare, çdokush flet me të tjerë. Gjithësesi, nuk është dhe aq e këndshme të dish që mesazhi që të është çuar ty i është bërë “Copy-paste” dhe 10 personave të tjerë.

Le të shohim anën pozitive. Nëse ai person vazhdon të na shkruajë, do të thotë që ka parë diçka tek ne dhe është i interesuar. S’ka sinjale të paqarta në këtë mes, por ka ardhur koha kur duhet të mësohemi me idenë se nuk jemi i vetmi peshk në oqean. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje