Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Jeni gati për të hequr dorë nga qëllimet e ëndrrat tuaja? Historia e Sarah do t’ju ndryshojë mendim!

Jeni gati për të hequr dorë nga qëllimet e ëndrrat tuaja? Historia e Sarah do t’ju ndryshojë mendim!
October 27
18:09 2016

Jeta e njeriut është e mbushur me ulje e ngritje e shpesh herë, atij i duhet të përballet me sfida nga më të ndryshmet. Pavarësisht kësaj, mësimet që merren gjatë “rrugës” për të kapërcyer sfidat janë gjithmonë më të mëdha se pengesat dhe vuajtjet që hasen për në itinerar. Histori të tilla, janë kthyer në frymëzim e motivim për shumë të rinj, të reja, të moshur e njerëz të zakonshëm që t’ia dalin pavarësisht vështirësive që hasin në rrugën që zgjedhin për të kaluar.

Një nga këto histori është ajo e Sarah Ramadan, një atlete e cila për vite më rradhë vuante nga bulimia, madje para dy vitesh ishte në një gjendje aq kritike sa rrezikonte të humbte jetën. Sot, Sarah është “transformuar” në një person të ri: një “bodybuilder” e cila gëzon, jo vetëm shëndet të plotë, por synon të ndihmojë të tjerët si ajo.

Ajo ka treguar historinë e saj në një postim në Instagram dhe është gjithçka që ju duhet për t’u motivuar nëse jeni të lodhur nga puna, shkolla, universiteti apo nga vetë rutina e përditshmëria juaj.

“Më kujtohet shumë mirë dita, të cilën do ta mbaj mend gjithë jetën, kur një doktor i një qendre trajtimi për bulimikët, më tha se nuk ekziston një kurë apo një zgjidhje për këtë sëmundje. Ai tha gjithashtu se më duhej të mësoja si  të jetoja me këtë sëmundje. Pra, me pak fjalë, ai filloi të më mësonte si të bëja kompromis me jetën dhe vdekjen. Mu desh të pranoja prezencën e sëmundjes dhe ta bëja atë bashkëudhëtaren e rritjes sime.

Por kishte diçka që më shpërqëndronte nga mendimet mbi çrregullimin dhe kjo ishte jeta që doja të kisha: ëndrrat.

Mu deshën 3 vite të tjera që të largohesha nga spitali për të mësuar se kompromisi nuk funksionoi kurrë.

Zemra dhe organet e tjera të rëndësishme filluan të dobësoheshin në masë. Isha vetëm 31 kg! Pra, çrregullimi po fitonte dhe nga ana tjetër, unë po vdisja.

Kur po mendoja momentet në spital, kujtova fëmijërinë time, kur isha 4 vjeçe. Kisha flokë të gjata dhe refuzoja të vishja çdo gjë përveç fustaneve dhe kurorave. Haja tortë për mëngjes dhe Halloween-i ishte sezoni më i bukur për mua. Kur një këngë vendosej në radio, e këndoja të gjithën sikur muzika të ishte bërë për mua. Mund të qeshja vetëm duke parë reflektimin tim, duke numëruar qukat në faqe…kisha edhe mollëza të mëdha madje! Kaq perfekte sa nuk doja asgjë tjetër! Kjo më dha forcë të eci para. Doja të kisha një trup të bukur dhe…ia dola!

Jeta nuk mund të bëjë kompromis me vdekjen, në të njejtën mënyrë siç fuqia e forca nuk bën kompromis me humbjen e mposhtjen. Këtë e kam mësuar përgjatë dhimbjes dhe praktikës.

Të luftosh nuk është e thjeshtë kur ajo bëhet për një qëllim! Nuk  ka qëllim më të madhe se dashuria!

Për dashurinë, unë rritem vazhdimisht!”

Kjo është historia frymëzuese e Sarah, e cila na mëson se dorëzimi apo heqja dorë nuk është opsion nëse do të ecësh para me jetën apo me karrierën tënde. Përpjekja është detyrim; nëse do t’ia dalësh! /Blitz.al/

 

2014 -> 2016 💜 It’s nice to look back sometimes, to remember the seeds that started this garden, and all the colours that give you warmth. I remember being told once by a doctor in a treatment centre that there was no such thing as a full recovery. He said that I would just have to learn to “live with it” In translation, he suggested I had to compromise with life and death. I had to accept the presence of disorder, dismantle my growth at the hand of mediocrity. There was a line drawn in my focus, and extending beyond this mark was a life I always wanted. But like a craving to food, these dreams were suppressed the limits I learned. It took 3 more years after leaving that hospital to discover that compromise would never work. The odds would shift in one hand or the other, and in 2014, mediocrity nearly left me out of the picture. My heart and various major organs were beginning to fail. I was 68 pounds. The disorder was winning, and in turn, I was dying. A break through moment happened one evening after returning from the hospital. I remembered a moment of my childhood, when I was about 4 years old. I had long hair and refused to wear anything but gowns and tiaras. I ate birthday cake for breakfast, and Halloween Candy was my favourite ‘season’ of all. When a song came on the radio, I would sing over the lyrics as if the music was made for me and my musing. I would smile at my own reflection, counting the dimples on my face as prerequisite kindergarden work. And I had big cheeks too! Nice full rosy cheeks that were pinch-able and perfect. So perfect, that I wished for nothing more. So perfect, that I refuse to wish her away. Life cannot compromise with death, the same way strength cannot compromise with defeat. I have learned this through both pain and practice. Fighting is not easy when the fight is for a cause; I know no greater reason than to fight for love. For in love, I grow. #TransformationTuesday #VeniVidiVici #FightForGrowth

A photo posted by Sarah Ramadan (@fightforgrowth) on

Komento
Shperndaje