Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Itali, klipi i festivalit Sanremo shkakton valë kritikash. Ndiqni videon

Itali, klipi i festivalit Sanremo shkakton valë kritikash. Ndiqni videon
January 05
11:03 2017

“Të gjithë këndojnë, SANREMO 2017”. Kjo është shprehja e festivalit të muzikës italiane për këtë vit.

Klipi promocional i publikuar nga organizatorët e festivalit është shoqëruar me komente të shumta pro ose kundër, duke qenë se në të janë disa fetuse në pritje për të lindur që këndojnë dhe nënat e tyre me kufje në vesh që i dëgjojnë.

Kënga që dëgjohet në sfond i përket vitit 1964 nga këngëtarja Gigliola Cinquetti, fituese e atij viti, ndërkohë që pamjet janë pak a shumë të njëjta si kënga “Teardrop” e vitit 1998 nga Massive Attack.

Në komentet në faqen zyrtare të Sanremos ka kritika të shumta për këtë zgjedhje, që ngrenë pikëpyetje me konceptimin e fetusit në këtë mënyrë. Gjithashtu ka edhe nga ata që e kritikojnë si kopje e ca të tjerë e quajnë turp këtë festival.

 

festivali

Në linket e mëposhtme mund të ndiqni këngën e luajtur te video dhe tjetra me pamjet e imituara.

Shperndaje