Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

I urinuan në kokë dhe e filmuan, policia zbulon autorët. Nis procedimi penal

I urinuan në kokë dhe e filmuan, policia zbulon autorët. Nis procedimi penal
April 13
10:48 2016

Një i ri 20-vjeçar ra viktimë e bullizmit të shfaqur nga dy të rinj të tjerë, që në shenjë hakmarrjeje i urinuan në kokë të riut A. Ç. dhe filmuan të gjithë skenën. Videoja me pamjen e rëndë ka marrë gjithë vëmendjen e Policisë së Tiranës, e cila identifikoi autorët e saj: R. N. 34 vjeç dhe D. N. 19 vjeç.

Policia bëri me dije se ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, “Fyerje” dhe “Heqje e paligjshme e lirisë” për dy autorët.

I dëmtuari A. Ç. mësohet të ketë thënë se ngjarja ndodhi për motive të dobëta, autorët e këtij veprimi e morën me dhunë në mjetin e tyre dhe më pas kryen veprime të pahijshme me të, të cilat i filmuan.

Komento
Etiketimet
Shperndaje