Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

I dashur babi, vajza jote të kërkon një nder!

I dashur babi, vajza jote të kërkon një nder!
January 09
11:58 2017

(Letra e një vajze pa lindur akoma në barkun e nënës)

I dashur babi,

Doja të të falënderoja që kujdesesh kaq shumë për mua, edhe pse nuk kam lindur akoma.

E di që përpiqesh shumë të jesh supermeni, madje nuk e lejon mamin të hajë sushi nga frika mos dëmton atë dhe mua.

Por dua të të kërkoj një nder. Paralajmërim!

Është për djemtë.

Sepse, e sheh, unë do të jem vajzë kur të lind.

Kjo do të thotë se në kohën kur do të jem 14 vjeçe, djemtë në klasën time do të më quajnë kurvë, bushtër, trape apo sharje të tjera. Thjesht për humor, normal…

Diçka që djemtë e bëjnë zakonisht.  Dhe ti je i shqetësuar. Unë e kuptoj këtë.

Ndoshta edhe ti bëre të njëjtën gjë kur ishe i ri, duke u përpjekur t’u bësh përshtypje disa djemve të tjerë, pa ndonjë qëllim të keq pas saj.

Dhe kështu disa djem të tjerë do ta përsërisin atë shaka.

Kështu, rreth kohës kur do të jem 16 vjeçe ndonjë djalë do të përpiqet të fusë duart poshtë pantallonave të mia, kur unë të jem e dehur sa nuk mund të qëndroj dot në këmbë.

Edhe pse unë them jo, ata thjesht qeshin dhe vazhdojnë. Është për të qeshur, kështu?

Nëse do të më shikoje tani babi, do të ndiheshe i turpëruar. Sepse jam e dehur.

Dhe dikush do të të më përdhunojë kur të jem 21 vjeçe.

21 vjeç dhe në rrugën për në shtëpi në një taksi, me shofer të birin e atij me të cilin ti notoje çdo të mërkurë, atij që thoshte përherë shaka ofenduese, por që ishin vetëm shaka…

Por ti qeshje atëherë.  Nëse do e dije se djali i tij do përfundonte duke më përdhunuar mua një ditë, do t’i kishe thënë të pushonte.

Por si mund ta dije? Sepse ai ishte vetëm një djalosh që thoshte shaka të çuditshme dhe në çdo moment që nuk ishte puna jote dhe nuk të prekte direkt, tregoheshe i mirë.

Por djali i tij u rrit me këto shaka dhe kjo bëhet “puna” ime tashmë.

Dhe pastaj unë takoj më në fund z.Perfekt. Dhe ai është kaq i lumtur për mua, sepse realisht më pëlqen, më adhuron. Është i zgjuar, me një punë të mirë dhe në dimër lëviz përgjatë vendit në sezonin e skive njësoj si ti.

Por një ditë ai ndalon së qeni z.Perfekt dhe unë nuk e kuptoj dot pse.

Prit, mos ndoshta po e teproj? Në fakt, një gjë që e di është se nuk jam tipi i viktimës. Jam rritur duke qenë e fortë dhe e pavarur.

Por një natë asgjë nuk po shkonte mirë për të. Puna e martesa me probleme dhe një moment më quajti bushtër, njësoj siç ti quajte dikur bushtër vajzën në shkollë të mesme. Dhe ditën tjetër më goditi….

Dua të them, ndoshta ndonjëherë e teproj dhe realisht mund të jem “e keqe”, por ne jemi çifti më i mirë në botë dhe shpeshherë jam konfuze sepse unë e dua atë dhe e urrej… dhe nuk jam e sigurt nëse bëra diçka gabim apo jo.

Dhe pastaj një ditë, ai thuajse më vret dhe gjithë bota më errësohet.

Edhe pse kam një titull në shkenca nga shkolla, kam një punë të mirë, dashurinë e miqve dhe familjes, askush nuk e mendonte diçka të tillë.

I dashur babi, ky është nderi që dua të të kërkoj.

Një gjë çon gjithmonë te diçka tjetër, prandaj ndaloje diçka para se të nisë tamam.

Mos e lejo vëllain tim t’i quajë vajzat kurva, sepse nuk janë.

Dhe një ditë një djalë i vogël mund të mendojë se është e vërtetë, mos prano ofendime të çuditshme nga shokët ndaj vajzave kur të jeni në kursin e notit, sepse pas çdo shakaje ka gjithmonë diçka të vërtetë.

I dashur babi,  e di që do të më mbroje nga luanët, tigrat, armët, makinat, madje edhe nga sushi, pa menduar për rrezikun që mund t’i sillte kjo jetës tënde.

Por, i dashur babi, unë do të jem vajzë kur të lind!

Të lutem bëj ç’të mundesh, në mënyrë që ky fakt të mos bëhet rreziku më i madh për mua.  (Përkthyer nga Blitz.al)

Shperndaje