Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Historia e pazakontë. “Isha një neonaziste, por më pas rashë në dashuri me një grua me ngjyrë”

Historia e pazakontë. “Isha një neonaziste, por më pas rashë në dashuri me një grua me ngjyrë”
August 29
16:52 2017

Ishte një grua e bardhë që mendonte se raca e saj ishte superiore njësoj si udhëzimet e Hitlerit dikur.

Por një takim në burg bëri që jeta e saj të merrte një rrjedhë krejt tjetër që ajo nuk e kishte imagjinuar kurrë.

Angela King, 48-vjeçare nga SHBA-të, në fillimet e jetës së saj shoqërohej në Floridën Jugore me një grup të madh neonazistësh, ku ajo kishte edhe të dashurin.

Ajo ka rrëfyer për BBC se si në adoleshencë ndër të tjera ata futeshin në lokale nate ku gjenin njerëz me ngjyrë që i rrihnin.

“Kisha tatuazhe në gjithë trupin dhe ca nga ato që shprehnin hapur urrejtjen për njerëzit me ngjyrë. Edhe një tatuazh për Hitlerin gjithashtu”,- ka treguar ajo ndërsa adoleshencën e kishte kaluar rrugëve pasi nëna e braktisi dhe e nxori nga shtëpia për shkak të problemeve të shumta që i sillte.

Në vitin 1999 ajo u dënua me 5 vjet burg për krimet e vazhdueshme ndërsa u përball brenda qelisë me një realitet krejt tjetër, pasi nuk kishte më pranë njerëzit e fortë  që e rrethonin dhe i jepnin kurajë në urrejtjen e saj racore.

Në qeli, King njohu një grua me ngjyrë me të cilën ra në dashuri.

Pas daljes nga burgu ajo i shkëputi totalisht lidhjet me të dashurin, ndërsa të gjitha tatuazhet me përmbajtje urrejtjeje racore i fshiu nga trupi. /Blitz.al/

 

Shperndaje