Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ftesa e nënës për ditëlindjen e të birit që preku internetin

Ftesa e nënës për ditëlindjen e të birit që preku internetin
April 01
20:09 2016

 

Tricia Klein, nëna e një djali autik, mori një telefonatë ndryshe nga ato që merrte përditë në telefonin e saj. Nëna e një djali tjetër autik e telefonoi dhe e ftoi në festën e ditëlindjes së djalit të saj, një veprim i pasuar nga një pusullë ftese të cilën ajo e postoi online.

Timothy i vogël u diagnostikua me autizëm kur ishte vetëm 2 vjeç, megjithatë ai u rrit mes gjithë moshatarëve të tjerë, si të ishte njësoj si ta.

Rather , e ëma e Carter, e mendoi gjatë vendimin dhe vendosi të ftonte Trician për të festuar së bashku ditën e lindjes së djalit të saj.  Carter, djali i vogël i ditëlindjes, gjithnjë i kishte folur të ëmës për shokun e tij dhe nëna padyshim nuk kishte si të mos e ftonte atë në festën e ditëlindjes. Në letrën e nënës thuhej se në festë do të kishte një kështjellë lodër të improvizuar për fëmijët, tullumbace të mbushura me ujë, pistoleta uji e shumë të tjera, mjaftonte që Timothy të vinte.

Tricia u emocionua shumë nga letra dhe menjëherë e postoi online, ku u shpërnda dhe u bë popullore brenda pak orësh.

leter

Komento
Shperndaje