Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Foto) Nëna braziliane i jep gji fëmijës gjatë ceremonisë së dasmës

(Foto) Nëna braziliane i jep gji fëmijës gjatë ceremonisë së dasmës
August 27
21:45 2017

Një nuse braziliane është bërë e famshme pasi është fotografuar gjatë ditës së saj të dasmës duke ushqyer me gji fëmijën.

24-vjeçarja Danielly Katsue, nga Kuiaba e Brazilit, i dha për të pirë djalit të saj 3 muajsh ndërkohë që po shkëmbente unazat me partnerin.

Fotografja Monica Carvalho vendosi që fotot e veçanta t’i shpërndante në Instagram për të treguar se femrat mund t’i ushqejnë fëmijët e tyre “kudo dhe kurdo”.

Edhe pse kishte frikë fillimisht për reagimin e njerëzve, fotografja thotë se këto foto u pritën jashtëzakonisht mirë. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje