Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(FOTO) Kaliforni, festa më e madhe e lesbikeve

(FOTO) Kaliforni, festa më e madhe e lesbikeve
April 09
12:04 2017

Në Kaliforni të SHBA-së, 20 mijë lesbike janë mbledhur në Palm Springs për t’u dëfryer në festivalin më të madh ku mblidhen vetëm femra apo miqtë e tyre gay herë pas here.

Tradita e këtij aktiviteti daton që në vitin 1986 dhe që prej atëherë, për pesë ditë me radhë, një lumë femrash vijnë në këtë zonë për t’u relaksuar, njohur dhe për të parë performancat e artistëve të rëndësishëm.

Kjo është hera e 27-të në histori e këtij aktiviteti, në të cilin kanë kënduar artiste si Lady Gaga, Kate Perry dhe Kesha.

Edhe këtë vit pritet që pjesëmarrja të rritet çdo ditë.

Ky event është kthyer në një pikë referimi të vajzave me preferenca seksuale ndaj gjinisë së tyre. /Blitz.al/

 

Shperndaje