Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Flet 72-vjeçarja që lindi një bebe disa muaj më parë: “Është më e vështirë nga sa mendoja”

Flet 72-vjeçarja që lindi një bebe disa muaj më parë: “Është më e vështirë nga sa mendoja”
March 09
11:18 2017

Një grua ka bërë lindje në moshën 72-vjeçare, ndërkohë që bashkëshorti i saj është 80 vjeç. Çifti bëri mjaft bujë për këtë fakt dhe ishin shumë të entuziazmuar të prisnin fëmijën e tyre të parë pas më shumë se 40 vite martesë së bashku.

Përveç presionit të vazhdueshëm të skeptikëve, 72-vjeçarja i dha jetë bebes Armaan në prill të vitit të kaluar. Megjithatë, entuziazmi ka filluar të bjerë teksa vihet re sa shumë vështirësi ka për rritjen e fëmijës.

72-vjeçarja ndjen shumë dhembje në kyçe dhe ka një presion të ulët gjaku, çka e bën të lodhet shumë shpesh dhe të preferojë të qëndrojë në regjim shtrati. Nga ana tjetër, edhe bebja e vogël po vuan sepse është nën peshë dhe nuk po mundet dot të shtojë kilogramët e nevojshëm për zhvillimin e mëtejshëm mendor dhe trupor.

“Mendoj se fajin për peshën e djalit e kam unë, sepse ai është ushqyer me qumësht vetëm 3 muaj pasi trupi im nuk kishte më mundësi të prodhonte më tepër. Jam konsultuar me mjekët për ushqim artificial, por ata duan ta provojnë një herë natyralisht shëndoshjen e Armaan-it”, – ka thënë 72-vjeçarja në një intervistë.

Megjithatë, në fund ajo ka thënë se nuk pendohet për zgjedhjen e saj dhe se do të bënte sërish të njëjtën gjë po të kishte mundësi pasi ndihet shumë mirë që ka një fëmijë të qeshur dhe shpreson se do të jetë edhe më i shëndetshëm në vitet në vijim. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje