Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Fjalëkalimi “i rëndomtë” më i përhapuri në 2004-n – “kurth” për të miturit e rrezikuar nga interneti

Fjalëkalimi “i rëndomtë” më i përhapuri në 2004-n – “kurth” për të miturit e rrezikuar nga interneti
May 31
23:36 2016

Raporti i fëmijëve me internetin është një temë që vijon të shkaktojë debate aq sa dhe shqetësim si në vendin tonë edhe në botë. Nga disa anketa dhe studime të bëra publike gjatë emisionit “Opinion” janë bërë me dije shifra lidhur me qasjen e të rinjve me internetin, përballja e tyre me të panjohurën, ngacmimet e ndryshme.

Rezulton se gjatë vitit 2004, fjalëkalimi më i përhapur gjerësisht ishte “123456”, çka linte vend që edhe të rinjtë mes përdoruesve të rrjeteve sociale të binin pre e vjedhjes së fjalëkalimeve. Ky nuk është i vetmi shqetësim sa i takon këtij raporti, por edhe ngacmimet seksuale, shantazhet, pornografia.

Nga studime dhe anketa të ndryshme kanë rezultuar këto shifra: 70% e të rinjve kanë qasje në internet; 45% e fëmijëve përballen me ngacmime, vjedhje fjalëkalimesh, pornografi; 68% e të rinjve konfirmojnë se shohin pornografi edhe pa dëshirën e tyre për shkak të asaj që përfshijnë rrjetet e ndryshme sociale, 44% e tyre shohin pornografi çdo ditë; 62% kanë kompjuter në dhomat e tyre.

Etiketimet
Shperndaje