Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Ekskluzive) Fishekzjarrët pas mesnate, Policia: S’ka ankesa. Banorët: Ngjasojnë me krisma armësh

June 11
15:27 2016

Tregtimi i çdo lloj lënde plasëse dhe aq më tepër shpërthimi i tyre pas mesnate mbeten ende një shqetësim i vazhdueshëm. Banorëve të kryeqytetit i bie të hasin shpesh me “kulmimin e festave” që u prish gjumin apo tremb të vegjlit. Për shkak se shpërthimi i lëndëve plasëse vijon të mbetet shqetësuese, ne u përpoqëm të mësojmë diçka më tepër, për të kuptuar se si strukturat përgjegjëse të shtetit veprojnë në të tilla raste, por dhe ç’mendojnë konkretisht banorët.

Blitz.al kontaktoi fillimisht me nëndrejtorin për Rendin dhe Sigurinë Publike në Policinë e Tiranës, Z. Dhimitraq Ziu. Ne e pyetëm atë se cilat janë ato lloj fishekzjarrësh që janë të ndaluara të tregtohen dhe më pas masat që merren në rast të plasjes së fishekzjarrëve pas mesnate.

“Janë të ndaluara të tregtohen të gjitha lëndët piroteknike dhe fishekzjarrët në kundërshtim me standardet e Bashkimit Europian, ato produkte ku cilësia nuk përputhet me etiketën, që nuk kanë udhëzim përkatës apo që përmbajnë  squfur, fosfor të përzier me klorat postasiumi, klorate të tjera, ose njërën prej tyre.”, shprehet Z. Ziu. I pyetur nëse ka ndonjë ligj të hartuar, vendim qeverie që kufizon orarin e përdorimit/plasjes së fishekzjarrëve me karakter shpërthyes, ai tha që zbatohet një orar, i cili nuk cenon prishjen e rendit publik. Nëndrejtori Dhimitraq Ziu mohoi të ketë ankesa të banorëve që ndihen të shqetësuar nga plasja e fishekzjarrëve në mesnatë, por ai theksoi se në rastet e pakta kur ndodh, shërbimet kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Ne nuk e lamë me kaq, por vendosëm të pyesim vetë banorët e kryeqytetit. Në videon bashkangjitur, ata shprehin shqetësimin e tyre. Megjithatë, banorët nuk ankohen në organet përkatëse! Ndiqni videon për më tepër.

Komento