Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Facebook-u kërkon falje për heqjen e kësaj fotoje

Facebook-u kërkon falje për heqjen e kësaj fotoje
November 15
12:50 2016

Facebook-u ka kërkuar ndjesë zyrtarisht sepse në datën 8 nëntor ka fshirë 2 herë nga faqja një fotografi. Bëhet fjalë për një foto të një ish-zjarrfikësi suedez, Lasse Gustavson, e cila u publikua në rrjet nga një miku i tij.

Ish-zjarrfikësi ka shenja të dukshme djegieje në fytyrë nga një zjarr industrial 35 vite më parë dhe ka jetuar gjatë gjithë jetës me to. Fotoja u shpërnda nga shoku i tij me rastin e ditëlindjes së ish-zjarrfikësit.

Pas fshirjes dy herë me radhë të fotos, Facebook-u ka kërkuar ndjesë publike.

Pas shpërndarjes për herë të tretë të fotos, ajo është qarkulluar në rrjet nga më tepër se 30.000 njerëz si formë proteste ndaj kësaj censure të Facebook-ut. /Blitz.al/

rrrr

Komento
Shperndaje

Na pelqeni ne facebook