Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Facebook do të bllokojë lajmet e rreme

Facebook do të bllokojë lajmet e rreme
December 16
12:32 2016

Rrjeti social Facebook ka bërë me dije se do të vendosë disa masa të reja për të bllokuar lajmet e rreme që shpërndahen nga përdoruesit e internetit.

Këto masa janë marrë seriozisht në konsideratë, veçanërisht pasi u raportua se qindra lajme false të përçuara përmes këtij rrjeti kanë ndikuar zgjedhësit amerikanë gjatë zgjedhjeve të fundit presidenciale, ku triumfoi Donald Trump.

Kompania ka bërë me dije se do ta bëjë më të lehtë për njerëzit për të raportuar histori të caktuara të shpërndara në rrjet dhe kështu ato do të shihen me kujdes nga stafi i Facebook-ut.

“Duam t’u japim njerëzve zë dhe jo të bëjmë gjithçka vetë, duke përfshirë këtu edhe filtrat. Me bashkëpunimin e përdoruesve, ky proces do të bëhet edhe më i thjeshtë”,- bëri me dije Facebook.  /Blitz.al/

facebook

Komento
Shperndaje